“Sulmi në Fordow, si në Hiroshima”, Trump: I dha fund luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë për mediat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti qëndrimin e tij se sulmi i avionëve amerikanë ndaj centraleve bërthamore të Iranit ishte i suksesshëm.

Trump rrëzoi pretendimet e disa mediave se bombardimet amerikane nuk i prekën centralet e Iranit, por thjesht e shtynë programin e pasurimit të uraniumit me disa muaj.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i krahasoi sulmin ndaj centralit të Fordow, të ngjashëm me atë të Hiroshimës, i cili tha, i dha fund luftës.

“Sulmi në Fordow i dha fund luftës, e njëjta gjë që ndodhi në Hiroshima dhe Nagasaki. Brenda këtij centrali u shemb gjithçka, askush nuk mund të hyjë brenda për të parë çfarë ka mbetur. /e.t

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV