Trump: Marrëveshja bërthamore nuk është prioritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën se SHBA-të do të zhvillojnë bisedime me Iranin javën e ardhshme lidhur me një marrëveshje të mundshme bërthamore, megjithëse ai nuk beson se një marrëveshje e tillë është thelbësore.

“Do të flasim me ta javën tjetër. Mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di. Për mua, nuk është aq e nevojshme. Ata patën një luftë dhe tani po kthehen në botën e tyre. Nuk më intereson nëse bëjmë një marrëveshje apo jo,” tha Trump gjatë një konference për shtyp në fund të samitit të NATO-s në Hagë.

Trump shtoi se administrata e tij kërkon të njëjtat angazhime që ishin pjesë e negociatave para tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme. Ai përsëriti bindjen se SHBA-të kanë shkatërruar aftësitë bërthamore të Iranit, pavarësisht vlerësimeve të inteligjencës që sugjerojnë të kundërtën.

“Ne nuk duam armë bërthamore, por e shkatërruam armën bërthamore. Nëse marrim një dokument, nuk do të ishte keq. Do të takohemi me ta,” tha Trump.

Ai gjithashtu tregoi se kishte pyetur Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, nëse donte të hartonte një marrëveshje dhe shprehu besimin se SHBA-të mund të bindin iranianët të nënshkruajnë një dokument të tillë. Rubio theksoi se një marrëveshje e tillë varet nga gatishmëria e Iranit për të negociuar drejtpërdrejt me SHBA-në, jo përmes ndërmjetësve. m.p.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV