Trump mburret pas Samitit të NATO-s: Shtohen mbi 1 trilion dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump, lavdëroi veten dhe administratën e tij, për sukseset në fushën e mbrojtjes dhe për zotimin e ri të vendeve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake.

“Janë mbi 1 trilion dollarë në vit, nga shtete që nuk po paguanin aq sa duhet”, tha Trump në një konferencë për mediat, në përfundim të Samitit të NATO-s në Hagë, raporton A2 CNN.

Presidenti hodhi edhe një herë poshtë pretendimet e mediave se impianti bërthamor iranian, i bombarduar nga SHBA, nuk ishte shkatërruar. “Në raportin fillestar thuhej se dëmet mund të ishin të pakta, ose shumë të rënda, por tashmë kemi informacione shtesë. Ju zgjodhët të publikonit vetëm pjesën që dëmet mund të jenë të pakta”, i tha Trump gazetares së CNN. “Kemi folur me njerëz që kanë parë vendin dhe është totalisht i shkatërruar”.

Trump shtoi se Irani ka një avantazh të madh tani, pasi mund të fokusohet te nafta. “Nuk mendoj se do të kthehen më te programi bërthamor. Nëse e bën, nuk do të jem unë, por dikush tjetër…”, tha Trump. m.p.

Të fundit

Gaza, kurthi djallëzor i Fondacionit Humanitar: 400 vdekje për ushqimin në një muaj

Një punonjës ndihmash që foli nga Gaza tha kështu: “Është ruletë ruse: je i dëshpëruar dhe shkon në qendrat e shpërndarjes...

“Te PD morali, më i ulët se në 2021! Kanë nisur largimet dhe konvertimet në PS”

Roland Bejko duke folur mbi aksionin e PD në shtator, tha në MCN se morali i demokratëve është më i ulët se në 2021-shit,...

Zgjedhjet, Celibashi: Duhet të nisë menjëherë puna për një reformë reale!

Po mbahet eventi me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Marrin pjesë kryekomisioneri Ilirjam Celibashi, kreu...

Tensione mes Nokës dhe Spiropalit në Kuvend/ Kryeparlamentarja: Ule atë gisht, përmbahu!

Tensione ka pasur në seancën në Kuvend, mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali. Noka kërkoi që kreut të PD...

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, skualifkohen në fazën e parë 6 kandidatë

Skualifikohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë për kryetarin e Byrosë Kombëtar të Hetimit (BKH). Ata u skualifikuan për shkak se nuk plotësonin...

Lajme të tjera

Web TV