Trump: Para pak javësh ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më parë, raporton A2 CNN. “Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte…”, tha Trump në një konferencë për mediat të mërkurën, në përfundim të Samitit të NATO-s, teksa listonte numrin e konflikteve që kishte ndalur në javët e fundit.

Ai lavdëroi veten dhe administratën e tij për punën e mirë që kanë bërë në javët e fundit për të siguruar paqen në botë. “Putin më telefoni dhe më tha: “A mund të të ndihmoj me Iranin?”. I thashë: “Jo, mund të më ndihmosh me Rusinë”. Sepse në javët e fundit zgjidhëm çështjen e Indisë dhe Pakistanit, Kosovës e Serbisë, mendoj të premten do të vijnë Kongo dhe Ruanda, një luftë e tmerrshme, ku priteshin kokat gjithandej në Afrikë”, tha Trump.

Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera lidhur me atë që po ndodhte mes Kosovës e Serbisë, por disa ditë më parë, Trump u shpreh se paraardhësi i tij, Joe Biden, “e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë” mes dy vendeve, me disa vendime të cilat ai i quajti “shumë të marra”, por paralajmëroi se “do ta rregullonte këtë punë”. m.p.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV