Urdhër i ri nga Trump, Berisha: E ka me Ramën, jo me mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urdhri i presidentit të SHBA Donald Trump për të shtytur edhe me një vit vlerësimin e administratës amerikane për gjendjen emergjente në Ballkan është komentuar sot nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

I sanksionuar non grata nga departamenti i shtetit që prej vitit 2021, Berisha mendon se urdhri i Donald Trump është për kryeministrin Rama.

“Ramaduro! Ramaduro. Çfarë komenti tjetër do? Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro. E kupton vetë! Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës. Po për kë bien këto kambana?

A është folur ndonjëherë për kartele droge në Shqipëri? Nuk është folur kurrë. A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega. Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti. Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës.

Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme. Kjo është arsyeja. Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku”, u shpreh berisha.

Megjithëse mendon se ky urdhër është për kryeministrin, Sali Berisha bëri një fushata agresive lobimi në SHBA përpara zgjedhjeve të 11 majit. Ai kontraktoi një kompani amerikane me lidhje të forta me zyrtarë të afërt të presidentit Trump, duke paguar për një shoqate shqiptaro-a amerikanë 6 milionë USD për të mundësuar vizitën në SHBA përpara zgjedhjeve dhe heqjen e non gratës.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ Avokatja e Popullit: Kemi parë vetëpërmbajtjeje nga politika

Dy letra të kompanisë amerikane drejtuar Departamentit të Shtetit nuk morën asnjëherë përgjigje, duke bërë që atestuese non grata i Sali Berishës të mbetet sërish i pandryshuar edhe pas 4 vjetësh. TCH m.p.

Të fundit

Rikthehen tërmetet! Çfarë të bëni nëse jeni në shtëpi, në rrugë apo në makinë

Tirana dhe qytetet fqinje kanë përjetuar ditët e fundit momente frike dhe paniku për shkak të aktivitetit të moderuar...

VIDEO: Ylli i Real Madrid jep asistin perfekt në Botëror

Vinícius Junior nuk është lojtar normal. Braziliani e tregoi këtë edhe në ndeshjen e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube kundër RB...

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke përplasur një motor me të...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV