Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja aktuale përfundon më 30 qershor.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, CR7 ka pranuar të rinovojë me klubin saudit, ndërsa detajet përfundimtare të marrëveshjes pritet të finalizohen në ditët në vijim. Ende nuk është përcaktuar nëse kontrata do të zgjasë deri në vitin 2026 apo 2027, por një gjë është e sigurt; do të jetë vetë Ronaldo ai që do të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë deri në moshën 42-vjeçare.

Rinovimi vjen në një moment kur Ronaldo po ndjek edhe objektivin e fundit madhor në karrierë, pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026. Pas suksesit në Ligën e Kombeve me Portugalinë, fituesi i pesëfishtw i “Topit të Artë” synon të mbyllë karrierën në mënyrën më të denjë.

Që nga janari i vitit 2023 kur iu bashkua Al Nassr, Ronaldo ka zhvilluar 105 ndeshje dhe ka shënuar 93 gola, një mesatare mbresëlënëse që afron një gol për ndeshje.

Paga aktuale e 200 milionë eurove në vit e bën atë futbollistin më të paguar në botë, ndërsa rinovimi mund të sjellë një përmirësim të mëtejshëm të kushteve financiare. Shifrat përfundimtare të kontratës së re nuk janë bërë publike, por pritet të jenë rekord për futbollin modern./e.t

Të fundit

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i...

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj...

Ardon Jashari i thotë “PO” Milanit, gati firma edhe me shqiptarin tjetër

Në Milano janë ditë më të vërtetë të nxehta në këtë merkato vere, me Igli Taren që e ka nisur “zjarr” aventurën e tij...

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë migrantë – por s’do të ndihen të mirëpritur

Friedrich Merz po përpiqet në mënyrë të pamatur të ringjallë një program të diskredituar të pasluftës: atë të “punëtorëve të ftuar”. Chris Reiter dhe Will...

“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë

Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e...

Lajme të tjera

Web TV