“Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që s’duhet!/ Berisha përplaset me Spiropalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur me kryeparlamentaren Elisa Spiropali në Kuvend gjatë seancës plenare, ku kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen për fjalorin, pasi kryedemokrati e cilësoi PS si “partia e krimit”.

Teksa mori fjalën, Berisha iu referua Kryeministrit Rama duke e cilësuar si “kreu i Partisë së Krimit”, ndërsa Spiropali e ndërpreu duke i thënë: “Ju tërheq vëmendjen, ajo nuk është partia e krimit, është Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Berisha nga ana tjetër iu përgjigj duke i thënë të ruajë pozitën që mban, ndyshe do i jap një përgjigje që nuk duhet.

“Do ruash vendin, mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që nuk duhet të të jap”, tha Berisha.

Replikat në Kuvend

Berisha: Sot, kreu i Partisë së Krimit, mori…

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, ajo nuk është partia e krimit, është Partia Socialiste e Shqipërisë, ju tërheq vëmendjen për fjalorin

Berisha: Do ruash vendin, mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që nuk duhet të të jap

Spiropali: Sigurisht që do ruajë vendin, moderoni fjalorin

Berisha: Kreu i Partë së Krimit mori epitetin më të merituar, si Ramaduro i Evropës. Dje një media në SHBA më kërkoi një intervistë, dhe gazetari i mirënjohur filloj pyetjet e tij, “Zoti Berisha na fol pa për çështjen ne Shqipëri dhe Ramaduron”, pra është bërë famoz  për narkoshtetin dhe farsën elektorale.

Kjo verë, ju nuk festuar dot fitoren kalp me farsë, sepse këtë vërë në Bruksel, Strasburg, u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Petro, kush të nxori ty nga Parlamenti? Kartelet të nxorën, ti do thuash jo, por ata të nxorën, se po të ishe i tyre nuk do të nxirrnin.

Lexo edhe :  Plani i qeverisë për strehimin, deri më 2028 jepen 15.5 mln euro! Ja politikat prioritare

Nëse në Shqipëri, u zhvillua farsa elektorale më dakord në botë, ky që është këtu, (i drejtohet Ervin Hoxhës), është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e tij, por ajo që ishte më e veçanta ishte se ndërruan me Arkendin. E morët vesh Arkend milionerin, nga Pojat e Vlorës. Këtej ishte me një rrogë ai, rrogë pedagogu, ishte me 2 pikë ca milion. Apo nuk iu bëjnë përshtypje këto?/e.t

Të fundit

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo...

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej". Rama thotë se janë kryer...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

Hap i madh në karrierë, Raul Sabliqi transferohet te Cecina në Serie B italiane

Raul Sabliqi ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar te skuadra e Cecina Volej në Serie B italiane. Volejbollisti që fitoi gjithçka...

1793 Paris, Francë – Hapet zyrtarisht Luvri, muzeu me mbi 380,000 objekte

Më 10 gusht 1793, gjatë trazirave të Revolucionit Francez, u hap për herë të parë për publikun Musée du Louvre – muzeu më i...

Lajme të tjera

Web TV