Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100% sipas standardeve të OSBE/ODHIR…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Zaloshnja

Në raportin paraprak rreth zgjedhjeve të 11 majit, OSBE/ODHIR konstatoi se disa nga rekomandimet e mëparshme nuk ishin zbatuar nga shteti shqiptar. Po sa ndikoi ky moszbatim në numrin e mandateve që siguroi PS-ja në këto zgjedhje?

Këtë pyetje e testova me një sondazh ditët e fundit, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit tek 2000 numra celularë krejt të rastësishëm në të gjithë vendin (1530 të anketuar të rritur e plotësuan pyetësorin).

Pyetja kryesore në sondazh ishte: “Sa mandate parlamentare mendoni se do të merrte PS-ja, nqs zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100% sipas standarteve të OSBE/ODHIR?” Dhe opsionet e përgjigjeve ishin: Nën 71 mandate, 71-74, 75-79, dhe 80-83.

Plot 54% e të anketuarve ishin të mendimit se PS-ja do të siguronte 80-83 mandate parlamentare, edhe sikur zgjedhjet të ishin zhvilluar 100% sipas standarteve të OSBE/ODHIR. Nga ana tjetër, vetëm 3.9% ishin të mendimit se PS-ja nuk do t’i siguronte dot 71 mandatet e nevojshme për të krijuar qeverinë (shihni grafikun e mëposhtëm)

Po çfarë mendonin në veçanti të anketuarit që kishin votuar për partitë opozitare (PD-ASHM, NISMA-SHB, MUNDËSIA, BASHKË, KEA, DZH, etj.)?

Vetëm 12% e opozitarëve mendonin se PS-ja nuk do t’i siguronte dot 71 mandatet parlamentare, nqs zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100% sipas standarteve të OSBE/ODHIR. Kurse mbi treçereku i tyre mendonin se, sidoqoftë, PS-ja do t’i merrte 71-79 mandate (shihni grafikun e mëposhtëm).

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV