“Përplasjet me Berishën dhe gjyqtarët e korruptuar”/ Spahiu: Ja pse ika nga KLD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në skenën publike shqiptare, Kreshnik Spahiu u shfaq fillimisht si një figurë reformiste brenda sistemit të drejtësisë. Emëruar në vitin 2007 si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai u dallua për një qasje të ashpër ndaj gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion dhe për përplasjet e vazhdueshme me mazhorancën e kohës.

Në kulmin e debatit për drejtësinë dhe ndërhyrjen politike në sistem, Spahiu doli hapur kundër Ministrisë së Drejtësisë dhe vetë Kuvendit. Këto përplasje kulmuan në vitin 2012, kur Spahiu dha dorëheqje nga KLD, duke denoncuar “kapjen e drejtësisë nga mazhoranca”. Ai kishte nisur aktivizimin e tij me Aleancën Kuq e Zi, edhe pse jo zyrtarisht lëvizje politike. Me mitingje në qytete shqiptare brenda dhe jashtë kufijve, Spahiu shpalosi një diskurs të ashpër kundër klasës politike, kërkoi përkufizimin kushtetues të kombit shqiptar dhe shpalli bashkimin kombëtar si mision politik. Në vitin 2013, Aleanca Kuq e Zi mori pjesë në zgjedhjet parlamentare, por nuk arriti të hyjë në Kuvend, pavarësisht profilit të lartë të liderit të saj dhe jehonës mediatike.

Pas këtij momenti, lëvizja humbi vrullin, ndërsa vetë Spahiu u tërhoq nga angazhimi aktiv në politikë partiake. Në vitet që pasuan, ai u rikthye si zë kritik përmes publicistikës, analizave juridike dhe pjesëmarrjes në debatet televizive. Për shumëkënd, Kreshnik Spahiu nuk është më një pretendent për pushtet, por një reflektim i asaj që politika shqiptare nuk lejon të ndodhë: hyrjen e një alternative të papërlyer në lojën e madhe.

“Ishte në gjykatat e jugut të Shqipërisë, unë konstatova që qindra shqiptar ndryshonin kombësinë nga shqiptare në greke me një vërtetim thjeshtë nga kisha. Ishte akt i paprecedentë për shkak të një hapësirë që kishte krijuar parlamenti shqiptar. E denoncova si skandal gjyqësor dhe kushtetues, sepse nuk ndryshohet kombësia, në asnjë shtet të botës. Nga ajo përplasje fitova një emër të mirë por humba karrierën. Unë lë gjurmë kudo që kam qenë, edhe kur s’kam asgjë në dorë, imponohem me mënyrën e komunikimit. Kur dhashë dorëheqjen nga KLD përplasja ishte me qeverinë dhe ish-kryeministrin Berisha, që po ta gjykoj sot ka qenë i detyruar ta mbante atë qëndrim”, tha ai./e.t

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV