Tre javë në flakë, anija me 3 mijë makina përfundon në fund të detit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije mallrash e gjatë 183 metra, e quajtur “Morning Midas” dhe e menaxhuar nga kompania Zodiac Maritime, është mbytur në ujërat ndërkombëtare të Oqeanit Paqësor, pas një zjarri që shpërtheu më 3 qershor dhe zgjati për rreth tre javë.

Anija kishte nisur udhëtimin më 26 maj nga porti i Yantait në Kinë, me destinacion Meksikën, duke transportuar mbi 3.000 automjete, përfshirë rreth 70 makina elektrike dhe 680 hibride, si dhe sasi të mëdha karburanti dhe vaji.

Sipas agjencisë AP, zjarri dyshohet se nisi në një nga kuvertat ku ndodheshin automjetet elektrike, me gjasë për shkak të baterive litium, të cilat mund të jenë përfshirë në flakë. Pamjet e para tregonin tymin që dilte nga pjesa e pasme e anijes. Përpjekjet për të shuar zjarrin rezultuan të pasuksesshme, duke detyruar evakuimin e 22 anëtarëve të ekuipazhit.

Pas shpërthimit të zjarrit, anija mbeti në mes të detit, derisa u fundos këtë javë në një thellësi prej rreth 5.000 metrash, afërsisht 700 kilometra larg brigjeve të ishujve Aleutian të Alaskës. Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë deklaruar se “nuk ka ndotje të dukshme” në sipërfaqe, megjithëse rreziku mjedisor mbetet i lartë për shkak të sasisë së naftës dhe makinave të mbytura./e.t

Të fundit

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme. Për momentin...

Kritikoi Britaninë/ Nigel Farage sulmon ashpër Ramën: Hajde merr kriminelët që ke këtu…

Nigel Farage ka nisur një sulm të ashpër ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar që ai “të marrë të gjithë kriminelët shqiptarë...

Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: Ruan me krenari gjuhën dhe kulturën arbëreshe

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të...

Ajola Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qeret, Gjykata e Lartë merr vendimin

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e bërë nga Ajola Xoxa. Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një prone të saj në...

Kur Presidenti Nikson zbriti në Moskë: Vizita nën hijen e dorëheqjes

27 qershor 1974 Nga Leonard Veizi Mbi pistën e lagësht të aeroportit Vnukovo, era e stepave solli një qetësi të ftohtë dhe të ngarkuar me pritje....

Lajme të tjera

Web TV