Çifti i njohur përballet në gjykatë për kujdestarinë e vajzës/Kujt i mbetet përgjegjësia?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me mbiemrin “Ismajli”, jo më atë të babait të saj, reperit Fero.

Certifikata, që duket të jetë nga kopshti ku ndjek aktivitetet Nina, ka hapur diskutime të reja në rrjet për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit të vajzës. Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vendim zyrtar apo thjesht për një referencë të përkohshme.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes prindërve të saj vijojnë të jenë të tensionuara. Fero ka akuzuar disa herë publikisht Arbenitën për shkelje të marrëveshjes së kujdestarisë, duke deklaruar se nuk i lejohet të takojë vajzën për periudha të gjata.

Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë nga ana e reperit lidhur me mbiemrin e vajzës. Por ky detaj i vogël ka rikthyer edhe një herë vëmendjen mbi betejën ligjore dhe emocionale që vijon mes dy ish-partnerëve./E.T

Të fundit

“Politika e imigracionit”/ Gjermania kufizon bashkimin familjar për refugjatët

Gjermania ka vendosur të kufizojë ribashkimin familjar për refugjatët.  Ligjvënësit ranë dakord të pezullojnë të drejtat e ribashkimit familjar...

Si ndodhi që ‘Trumpistët’ shqiptarë u kthyen kundër vajzës së Trump?

Kreshnik Spahiu Ata që e quajnë “tradhti” investimin amerikan në ishullin e Sazanit, do ta quanin akt patriotik po të ishte Berisha kryeministër. Të jesh kundër...

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit. Sipas...

Akuzohet për korrupsion, Gjykata në Izrael refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për korrupsion, pasi presidenti amerikan, Donald...

Ambasadorja e Zvicrës nga Pogradeci: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Nga fshati turistik i Linit, ku po zhvillohet një aktivitet në përmbyllje të fazës së parë të gërmimeve në sitin arkeologjik të Buqezës, ambasadorja...

Lajme të tjera

Web TV