“Mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit në parlament”. Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Bruna Çifligut në A2 CNN gazetari dhe kandidati për deputet i PD-së në zgjedhjet 11 majit Basir Çollaku. Ai shpreson që në fillim të shtatorit SPAK t’i çojë për ndjekje penale. Sipas tij ata mund të kundërshtojnë Ramën, por jo donatorët e tyre që u investuan për t’i bërë deputetë.
“Të sjellë rastet e shumta të kandidavë që sot janë deputetë në dndjekje penale në fillim të shtatorit. Ne kemi jo pak deputetë nuk janë të paktë. Varet nga pavarësia e SPAK që deri tani nuk e kemi. Mbi 10 deputetët janë përfaqësues të krimit në parlamentin e vitit 2025. Ata kanë grupin e tyre marrin porosi nga donatorët e tyre. Asnjë nuk është në gjendje që t’i thotë që nuk shkoj në kuvend. Mund të kundërshtojnë Ramën, por jo ata se ata kanë investuar”.
Deklaratës së kreut të SPAK-ut Altin Dumani, se partitë kanë bërë kallëzime të paplota dhe jo të sakta për krime zgjedhore, Çollaku iu kundërpërgjigj duke u shprehu se pse nuk reagon për dosjet e Francës, Belgjikës dhe Holandës.
“Po mirë ne nuk kemi bërë asgjë po 45 dosjet që kanë ardhur nga Franca, Belgjika e Holanda? Ata nuk i kanë profesionale materialet e sjella ku në të gjitha është krim elektoral? Sa janë ndaluar e ndëshkuar prej tyre. Janë me emra publikë, janë ministra, deputetë, zyrtarë dhe të lidhur me trafikantë dhe me vrasës. Ne kemi 4 dosje të hapura ku janë 40 të tjerat për këto do presim zgjedhjet e 2060-ës”, u shpreh ai në A2 CNN.
Çollaku ngriti akuza se trafikantët e drogës dhe kriminelët punojnë për Partinë Socialiste.
“Ata drejtojnë shtetin ne themi tani pasi këta zotërinjtë e kokainës kanë zaptuar çdo zyrë nga qendër e në bazë. E ke me kobure te kutia e votimi. Në 2023 te Benet Beci ishin Bajrat në qendrat e votimit, video që janë publikuar. A janë në dosje ata? A u ndëshkuan ata? Pas denoncimeve pati njëfarë lëvizje ndaj unë them se SPAK të gjejë alibi justifikuese. Na u desh videoja që të goditej Visi i Pojës. A ishte ky grupi që ndikoi në zgjedhje? Sigurisht që ishte. Ata zotërojnë Portin e Durrësit. Sa duhet të presin shqiptarët për një arrestim kur dosja vjen nga SHBA?” M.P.