Ndërron jetë kompozitori i “Misionit të Pamundur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare në një spital në Los Angeles, kompozitori i njohur, Lalo Schifrin.

Autori i temës së famshme të filmit “Mission: Impossible” lë pas një trashëgimi unike muzikore, me mbi njëqind kolona zanore që kanë shënuar kinemanë dhe televizionin e shekullit të njëzetë.

Me origjinë argjentinase, por i birësuar në Amerikë, Schifrin arriti të përziente xhazin, ritmet latine dhe orkestrimet simfonike me një stil të pagabueshëm, duke fituar çmime prestigjioze dhe bashkëpunime me regjisorët më të mëdhenj në Hollvud.

Vdekja e tij shënon fundin e një epoke, por muzika e tij vazhdon të jetojë në çdo notë që shoqëron shikuesin në skenat më ikonike të ekranit të madh.

I lindur më 21 qershor 1932 në Buenos Aires, Schifrin arriti që në moshën gjashtë vjeç të zotëronte pianon dhe studionte për këtë instrument. Takimi i tij me Dizzy Gillespie në mesin e viteve 1950 shënoi një pikë kthese: që nga ai moment, suita e xhazit “Gillespiana” e lançoi atë në skenën ndërkombëtare, duke i hapur dyert e Hollivudit.

Gjatë një karriere të gjatë, ai ka kompozuar mbi 100 kolona zanore si për kinema ashtu edhe për television, por ndër kryeveprat e tij mbetet Mission: Impossible.

Schifrin ka fituar katër çmime Grammy dhe ka marrë gjashtë nominime për Oscar. Në vitin 2018 ai mori një Oscar për arritje gjatë gjithë jetës.

Vetëm dy muaj më parë, Schifrin prezantoi kryeveprën e tij të fundit në Buenos Aires, simfoninë “Viva la Libertà”, të shkruar bashkë me Rod Schejtman.

Të fundit

Arrestimi i bosit të lidhur me mafien shqiptare, u ‘tradhtua’ nga vajza 3-vjeçare (VIDEO)

Arrestimi i supertrafikantit ekuadorian Fito po bën bujë në mbarë botën. Ai njihej për lidhje me mafien shqiptare. Ndërkohë raportohet se...

“Plumbat vinin nga pas”, ish-prokurori Arjan Ndoja ‘zbërthehet’ në GJKKO

Ish-prokurori Arjan Ndoja, sot deputet i zgjedhur i PD-së, Arjan Ndoja, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për atentatin ndaj tij...

“Ul kokën para meje, se të njoh mirë kush je”/ Klodiana Lala përplaset me sekretarin e PL

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe gazetarja Klodiana Lala u përfshinë në një debat të fortë, në emisionin "Të Paerkspozuarit”...

Çfarë do të bëje nëse do të kishe një kukull të frikshme të ngjashme me nënën tënde?

Ja çfarë bëri një vajzë shtatëvjeçare në fotografitë eartistes polake Aneta Grzeszykowska Nga Ariela Bard Në një prej fotografive të artistes polake Aneta Grzeszykowska, vajza e...

Shqipëria mes tërmeteve dhe zjarreve, por pa kulturë sigurimi

Ponari, CEO i SIGAL: Sigurimet ndërtojnë liri dhe dinjitet Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturës globale. Shkrirja e akullnajave, vdekjet nga nxehtësia dhe përhapja...

Lajme të tjera

Web TV