Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit.

Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i vënë në dispozicion për bonusin e bebes, janë realizuar vetëm 8,8% e pagesave, duke mbuluar 6,940 lindje për periudhën janar-prill.

Ndërkohë, për vitin 2024, me një fond të ngjashëm prej 2,2 miliardë lekësh u realizuan 27% e pagesave për 8,672 lindje, ku 6,985 përfitues të bonusit ishin për lindjet brenda vendit dhe 1,687 bebe përfituese apo 20% e tyre ishin jashtë vendit.

Rënia e numrit të bebeve të lindura brenda vendit përfituese të bonusit për janar-prill 2025 është rreth 1 % më pak se janar-prill 2024.

Të dhënat tregojnë një trend në rënie të bebeve përfituese që kanë lindur brenda vendit. Për janar-prill 2023 fondi i bonusit të bebes mbuloi pagesat për 11,707 lindje brenda vendit dhe 5,107 prej tyre ishin për lindjet jashtë vendit. Në total numri i përfituesve ra me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Megjithatë, rreth 43% e përfituesve në 2023 rezultuan të kishin lindur jashtë Shqipërisë.

Sipas të dhënave të INSTAT për 3-mujorin e parë të vit në rang vendi numri i lindjeve ishte 4,662. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, numri i lindjeve ra rreth 23%.

Ndërsa përfitimi nga totali i fondit të bonusit në masën 20, 30 deri 50% për bebet që lindnin jashtë, ishte një fenomen i qëndrueshëm prej nisjes së programit në vitin 2019. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në katër vite 2019–2022 u shpërndanë 11,5 miliardë lekë për 161,943 bebe përfituese, nga të cilët rreth 33% kanë lindur jashtë Shqipërisë.

Lexo edhe :  Sterilizimi, SPAK kërkon nga 10 vite burg për dy “shokët” e Ilir Beqajt

Bonusi i bebes, që ofron çekun me vlerë deri në 120,000 lekë për lindjen e fëmijës, deri në fund të vitit 2023 është përfituar edhe nga familjet shqiptare që jetonin jashtë, për sa kohë që fëmija regjistrohet në Shqipëri. Por për shkak të përqindjes së lartë të përfituesve jashtë vendit dhe kufizimeve buxhetore, në maj të vitit 2023 Ministria e Shëndetësisë propozoi ndryshime ligjor për të përjashtuar nga përfitimi personat që nuk janë rezidentë në Shqipëri.

Ndryshimet në ligjin nr. 57/2019, “për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë” hynë në fuqi në nëntor 2023.

Ndërsa në muajin dhjetor 2023 me ndryshimet e miratuara në VKM “Për përcaktimin e masës dhe të procedurës së dhënies së ndihmës së menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura dhe mënyrën e bashkëpunimit, ndërmjet institucioneve të shërbimit spitalor dhe atyre të gjendjes civile” qeveria vendosi edhe një kusht të ri, ku njëri prej prindërve apo të dy prindërit duhet të kenë jetuar të paktën 180 ditë (gati 6 muaj) brenda Shqipërisë gjatë vitit para se të lindë fëmija me qëllim përfitimin e bonusit.

Të dhënat do të verifikoheshin nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron kur hyn dhe del nga Shqipëria nëpërmjet kufirit. Prindi gjithashtu duhet të plotësojë një formular vetëdeklarimi ku shkruan që jeton në Shqipëri.

Po ashtu kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të muajit maj tha se bonusi i bebes do të zëvendësohet me një skemë të re pagesave të menjëhershme sipas numrit të fëmijëve për periudha 2, 3 apo 5 vjeçare./ Revista Monitor

Të fundit

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm...

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate, avionëve luftarakë F-16, forcave speciale,...

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1...

Lajme të tjera

Web TV