Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, duke e cilësuar situatën si represion politik dhe shkelje të të drejtave themelore të të paraburgosurve.

Blushi denoncoi se Metës i është ndaluar e drejta për të komunikuar me avokatin Dylejman Karaj, pjesë e Studios Ligjore Cakrani, si dhe i është kufizuar kontakti me familjarët, deputetët dhe eurodeputetët. Ai shtoi se Meta nuk ka mundur të zhvillojë një konferencë telefonike me gazetarët për shkak të një “black out”-i të plotë të telefonatave në IEPV “Jordan Misja”, masë e cila sipas tij ka prekur edhe të paraburgosurit e tjerë.

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Qëndrimet e tij nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë
“U kërkojmë ndjesë familjeve të të paraburgosurve që nuk kanë komunikuar dot me të afërmit për shkak të këtij izolimi të padrejtë”, u shpreh Blushi, duke shtuar se këto masa tregojnë “tmerrin e regjimit të Ramaduros nga të vërtetat e Ilir Metës”./kb

Të fundit

“Noka shkoi në SPAK prej kallëzimit tim”, avokati: Rrezikon deri në 15 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të...

1974 – Isabel Perón bëhet presidente e Argjentinës

Argjentina e viteve 1970 ishte një vend në krizë: pas dekadash lëkundjesh midis qeverive ushtarake dhe civile, me inflacion në rritje, përplasje të dhunshme mes grupeve...

Agjencia Bërthamore e OKB-së paralajmëron: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se Irani mund të nisë sërish pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh, duke rritur...

Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues!

Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur “Projektligj...

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të...

Lajme të tjera

Web TV