Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturart e larta në këto ditë vere sjellin nevojën për shtim të kujdesit ndaj vetes.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot këshillat e një prej mjekeve të Institutit të Shëndetit Publik, Genta Qirjako.

Mjekja Qirjako këshillon të gjithë qytetarët, po sidomos kategoritë më të rrezikuara që janë fëmijët, të moshuarit apo pacientët me sëmundje kronike që të pinë sa më shumë ujë, edhe nëse nuk janë të etur dhe të ushqehen shëndetshëm me dietë të pasur me fruta dhe perime të stinës.

Qirjako bën thirrje që të qëndroni në ambiente të freskëta dhe shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 16:00).

 “Në këto ditë të nxehta, të gjithë duhet të jemi më të kujdesshëm për të mbrojtur shëndetin tonë. Temperaturat e larta përveçse mund të jenë një shqetësim, shpesh janë të rrezikshme për shëndetin tonë, veçanërisht për ato grupe individësh që janë në risk më të lartë siç janë fëmijët, të moshuarit apo pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera”, tha Qirjako./kb

Të fundit

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca e Vjetër” (The Auld Alliance),...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Lajme të tjera

Web TV