Arrestimet ndaj opozitës/ Mediu ankohet te ndërkombëtarët, nuk harron as zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi sot se shqiptarët po përballen me një situatë shumë kritike, sepse nuk ka më sistem parlamentar.

Në fjalën e tij në takimin e Asamblesë Parlamentare të OSCE-së, Mediu u shpreh se në vend ka autokraci, që nuk zhvillon kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Të gjithë flasin për drejtësi të pavarur dhe ne jemi pro drejtësisë së pavarur, por përdorimi i saj si armë politike kundër opozitës, arrestimet, ndjekjet penale dhe përpjekja për të futur të gjithë liderët e opozitës në gjykatë para zgjedhjeve nuk më bind që Shqipëria është ndryshe nga Gjeorgjia. Dhe këtu po flasim për një vend anëtar të NATO-s, një vend me perspektivë drejt BE-së. Por duket se nuk i përmbushim as standardet minimale të NATO-s, as ato të BE-së. Duhet të hapim sytë dhe të flasim hapur. Nuk dua që disa njerëz të lexojnë vetëm gjysmën e fjalisë nga njëra anë, dhe të tjerët gjysmën tjetër nga ana tjetër. Disa lexojnë nga e majta në të djathtë si latinët, e disa nga e djathta në të majtë si arabët. Le ta themi të vërtetën siç është: këto zgjedhje ishin një farsë. Dhe ne po përballemi me një situatë shumë kritike në Shqipëri, sepse nuk kemi më sistem parlamentar. Kemi një autokraci. Dhe një autokraci nuk zhvillon kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,-tha Mediu./E.T

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV