Nga ARTUR AJAZI
“Elbasani është qyteti i festave tradicionale dhe festivaleve, ndaj nuk ka munguar asnjëherë mbështetja jonë si bashki”. Kështu u shpreh Gledian Llatja kryetari bashkisë në një bisedë të lirë me mua para disa ditësh.
Pak histori
Historia e trevave të Elbasanit në fakt, e ka zanafillën e saj në shekullin e II-të p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin e II-të qyteti njihet me emrin “SKAMPA” e më vonë me emrin “SKAMPINI” në varësi administrative të Durrahut. Duke qënë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri – Jug dhe Lindje – Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qëndër urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti nuk përmendet më dhe njeh shkatërrimin e tij gjatë migrimit sllavo – bullgar diku nga shekulli VI – VII. Elbasani u zhvillua si qendër e rëndësishme strategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipërisë së mesme. Zejtaria dhe tregtia mori përsëri një zhvillim të dukshëm duke shtrirë lidhjet dhe ndikimin në tërë zonat përreth. Një zhvillim të ndjeshëm mori arti postbizantin i përfqësuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrës (Elbasanit), i cili krijoi një art kulminant ku spikat me forcë të veçantë gërshetimi i shkëlqyer i gjeniut me traditën vendase. Si vepra të tij, të trashëguara deri në ditët tona, janë afresket dhe ikonat e kishave të Shelcanit dhe të Valshit të mesit të shek. XVI. Vazhdues i veprës së Onufrit përmendet Kostandin Shpataraku. Një zhvillim të vrullshëm mori qyteti i Elbasanit në shek. XVII me krijimin, organizimin dhe funksionimin e 60 llojeve të zejeve në 45 Esnafe. Vlen të përmendet në këtë kohë “Kodiku i Esnafeve të Tabakëve”, 15 Maj 1658, i cili është ndër më të vjetrit në Ballkan. Në dokumentacionin e kohës, dëshmohet se në mesin e shekullit të XVII, Elbasani kishte 2000 shtëpi, 900 dyqane, punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi.Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare në Paris në vitin 1867 dhe në Çikago në vitin 1894 krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkët, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani, shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381 i pasuar me të tjerë në periudhat e mëvonshme.
Po sot
Elbasani sot mbetet kryeqendra ë koncerteve dhe festivaleve artistike dhe teatrore. Elbasani ka sot Muzeun Etnografik më të vjetrin në Shqipëri, me vlera të rralla historike. Prej vitesh Elbasani është në axhendën ë mjaft agjensive turistike nga Franca deri në Mongoli, nga SHBA deri në Australi. Lidhjet e hershme me kulturat ë lashta, e kanë renditur Elbasanin, ndër qytetet ë vizitueshme nga të huajt. Elbasani është qyteti festivaleve kombetare dhe ndërkombëtare teatrore, i festivaleve të këngës dhe parodies. Skena e Teatrit “Skampa” shprehet drejtori Klition Kapaj “është arena ku shfaqin talentin e tyre artistë me fame, dhe aktorët ë rinj, ne u kemi hapur dyert atyre, duke mos harruar se kemi dhe një publik fantastik, i cili i ndjek premierat dhe shfaqjet gjithmonë kur qyteti kthehet në qendër eventesh”. Elbasani ka sot dhjetra festa tradicionale, të cilat vijnë qysh nga lashtësia dhe më herët. Festa e Ullirit, festa e “Ditës së Verës”, festa e Qershive, festa e Gështenjave, festa ë Karnavaleve, festa e Ujit të Bekuar, festa e Treganit, festa e Funarit, festivalet krahinore dhe ato qytetase. Elbasani prej vitesh ka marrë mbështetje të fuqishme financiare nga qeveria Rama dhe bashkia ë qytetit. Gledian Llatja shprehet se “Elbasani tanimë, e ka të afirmuar emrin e tij, si një qytet i bukur, i pastër, i lakmueshëm për të jetuar, me resurse të jashtëzakonshme turistike, historike dhe arkeologjike, duke tërhequr vëmëndjen e vendasve dhe të huajve, si qyteti ku investimet kanë transformuar gjithçka”. Shumë shpejt Elbasani do të jetë epiqendra e garave nderkombetare të “Formula 1”, me një pistë modern, ë cila po investohet nga qeveria Rama, dhe që do ta ktheje qytetin në vëmëndjen ë mjaft mediave të huaja, si qyteti i parë i garave të shpejta në Shqiperi, dhe jo vetëm.