A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku

Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin të isha me të në një vizitë zyrtare të Presidentit të Republikës së asaj kohe. Gjatë një bisede që patëm, e pyeta Nikon për ecurinë e punëve në Bashki. Ai m’u përgjigj me sinqeritet:
“E gjithë energjia jonë është përqendruar në ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Nuk është një punë shumë e dukshme për qytetarët, por është nga më të rëndësishmet.”
Në fjalët e tij ndjehej edhe njëfarë shqetësimi për mungesën e perceptimit publik mbi këtë lloj pune, një shqetësim i justifikuar, në një klimë politike dhe shoqërore ku vlerësohet më shumë ajo që shfaqet, sesa ajo që qëndron në themel.
“Përkundrazi,” – i thashë – “nuk perceptohet si duhet sot, por këto janë punët që konsolidojnë një realitet të qëndrueshëm për nesër.”
Koha i dha të drejtë Nikos, por edhe mua në parashikimin tim😃.
Korça u zhvillua sipas një filozofie të qartë: punët duhen bërë sipas radhës dhe prioriteteve. Fillimisht u ndërtua rrjeti i kanalizimeve, një themel i padukshëm, por vendimtar. Më pas u rehabilituan rrugicat karakteristike, u ruajtën sipërfaqet e gjelbëruara, nuk u lejua ndërtimi pa leje dhe projektet e reja u orientuan drejt komplekseve banimi të ulëta dhe të integruara me identitetin urban.
Në Korçë nuk sheh paradokset e zakonshme të qyteteve shqiptare, rrugë që sapo janë shtruar, por që shqepen për të kaluar ndonjë tubacion nga një kompani tjetër. Gjithçka është bërë me mendje afatgjatë, jo për fasadë.
Sot Korça është një qytet funksional dhe i bukur, pa kosto tranzicioni për banorët, me shërbime bazike të zgjidhura dhe me një turizëm në rritje të qëndrueshme. Ajo që është bërë atje nuk është thjesht investim në infrastrukturë, por një filozofi qeverisëse që meriton të shërbejë si model për qytete të tjera dhe për sektorë të tjerë, si ai i turizmit.
Sepse gjithnjë e më shumë po kuptojmë se para se të kërkosh vizitorë, duhet të sigurohesh që ke ujëra të pastra. Që ke ujë të pijshëm e energjie elektrike. Dhe për këtë, puna nis nga kanalet./kb

Të fundit

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën...

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Lajme të tjera

Web TV