E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja ç’po ndodh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, ka deklaruar se në javët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Në një intervistë televizive, Tomini theksoi se aktualisht nuk ka asnjë element që lidhet me nënvariantin e ri të raportuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes me higjienën personale, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të nxehtë vere.

Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe Covid-19 në mënyrë paralele. Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste Covid-19 të konfirmuar, dhe asnjë element mbi karakteristikat të një nënvarianti të ri,” u shpreh Tomini.

Ajo shtoi se ISHP është në koordinim të vazhdueshëm me strukturat ndërkombëtare dhe se situata nga vlerësimi epidemiologjik është e qetë. Megjithatë, Tomini theksoi se në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjienik duhet të jenë të shtuara. “Edhe pse nuk jemi në sezon gripi, Covid-19 ka treguar se është prezent gjatë gjithë vitit, e kemi prezent dhe do ta kemi gjithmonë,” tha ajo.

Drejtoresha e ISHP-së këshilloi qytetarët të kenë kujdes me etiketën e shenjave respiratore si rrufa, dhimbje koke, temperaturë, të cilat janë karakteristike për çdo virozë. Ajo theksoi se për të shmangur infektimin e të tjerëve, baza duhet të jetë higjiena personale dhe etiketa respiratore.

Tomini gjithashtu bëri të ditur se alergjitë e stinës dhe infeksionet respiratore janë prezente, por numri i tyre është i ulët krahasuar me periudhën e pikut. Infeksionet, tha Tomini, janë kryesisht pulmonare, shpesh të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturave. “Nuk kemi viroza të tjera, s’kemi konfirmuar grip në survejancën të sindromit të ngjashëm me gripin. Vetëm 6 raste nga buletini i fundit i ISHP janë me Covid. Alergjitë e stinës apo elementë të tjerë të infeksioneve pulmonare që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave. Infeksionet respiratore janë prezent por në numër të ulët sesa në periudhën kur është piku janar-shkurt,” përfundoi Tomini.

Të fundit

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur...

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani radikal Jean-Paul Marat, u vra...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Lajme të tjera

Web TV