Balla i kujton demokratëve Bashën: Ju la Luli mangët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin ka marrë fjalën në Kuvend pas fjalës së deputetes Jorida Tabaku, e cila u shpreh gjatë qeverisjes së socialistëve sipas saj ka rënë bujqësia.

Balla ka replikuar me batuta dhe ironi ndaj Tabakut dhe më pas ka vijuar edhe me deputeten Vokshi dhe Zhupa.

“Përpjekja për të gënjyer me shifra dhe pse nuk thua asnjë shifër, thua që ka rënë bujqësia, madje thua dhe një përqindje, pa e ditur nëse ato janë saktësuar, që ato janë mollë, dardha, kastraveca, domate, qingja, lopë. Mos ik zonja deputete, dëgjoj këtu me kujdes dhe shihi në Facebook.

Eksportet bujqësore në 2025 kapin shifrën e 579 milionë euro ose tre herë më shumë se në vitin 2023, edhe pse janë trefishuar eksportet bujqësore. Nëse në kohën e Saliut dhe të Joridës ne importonim 9 kg, tani importojmë 3 kg. Për kastravecin përgjigjesh ti Ina, jo unë. (I drejtohet Ina Zhupës).

Përsa i përket investimeve, janë më shumë se 1 mijë projekte në fshatra. Ajo që na dallon është që në kohën tuaj nuk kishte agroturizëm, ndërkohë që jemi afër 1 mijë në këtë mandat. Fshati llafe nuk do, edhe këto gocat e qytetit që kanë qenë në qytet dhe që bëjnë sikur i qajnë hallin fshatit, duhet të dinë se nuk duhen llafe, por do vaditje.”-tha Balla.

Ministri nuk e kurseu ironinë ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.

“Por mos harroni, që po të dish pak matematikë, po ju, ju ka lënë Luli mangët të gjithëve, se prodhimi i Lulit jeni. 18 përqindshi… Jo ti Bujar, ti je prodhim ekstra. Apo rritet GDP-ja? Fakti që ka qendruar 18 përqind është rritur në vlerë nominale. Se e keni në 2039 kandidatë për Ministër Financash”,-tha Balla.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Balla u ndal dhe te deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, të cilës i tha se edhe nëse merr leksione, “nuk bëhet”.

“Nuk e kam për ty, se mund të marrësh leksione gjithë jetën, nuk bëhesh. Nuk ka lektor në botë, me përjashtim të utarakut, nuk ka leksion që ti e perfeksion”,- vijoi Balla. /e.t

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV