Ndërsa i bëri një analizë procesit të rinumërimit, u shpreh se i gjithë procesi e nxori blof dhe se sipas saj, Berisha ka gënjyer para europianëve.
Në një intervistë televizive juristja Brizida Gjikondi, foli për situatën politike në Partinë Demokratike. Ajo tha se kreu i PD Sali Berisha deri më sot nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.
“Berisha nuk ka integritet të lartë dhe nuk mban përgjegjësi. Ai asnjëherë nuk ka aspiruar për të fituar zgjedhje, sepse nëse do të kishte inspiruar të fitonte zgjedhjet, në lista do të kishte emra të tjerë”, tha ajo.
Gjatë intervistës, Gjikondi e cilësoi Berishën si një njëri që është i pabesë, ndërsa për situatë me Gazment Bardhin, u shpreh se e la në Fier, vetëm për t”i lënë “në dorë dështimin”.
“Ai ka gjetur një kurban që tani të tregojë që është faji i tij që humbi PD. E rithem që Berisha ka intuitën që Bardhi mund të bëjë ndonjë kalim tjetër në shtator. Berisha ende nuk ia ka besë Bardhit, sepse e di që tjetër thotë dhe tjetër bën”, tha ajo.
Po ashtu Gjikondi u ndal edhe tek Jorida Tabaku duke thënë se e gjithë performanca e saj kur Berisha e vendosi në listë të hapur, tregon një servilizëm agresiv.
“Integrimi i Shqipërisë, është në interes të vendit, por kemi parë një qasje të pavërtetë për të nxirë vendin. Këta edhe gënjejnë , kanë vjedhur njëri tjetrin. E pamë “mbretin lakuriq” me këto hapje kutish”, tha mes të tjerash juristja./e.t