Berisha “shuplakë” Gaz Bardhit: Kush ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Berisha u kthye nga Portugalia. Nga vendi ekzotik, u dallua se vapa kishte bërë të vetën. “Isha në Porto të Portugalisë, ku mbajti punimet Asambleja Parlamentare të KiE, më falni të OSBE”, tha kreu i PD, raporton ABC News.

Por ndërsa qëndronte në Porto, lajmi i ndodhi në Tiranë. Ai mori meritat për Zegjinenë, e shtoi se lëmshi në Fier u bë falë rinumërimit të tij.

“Se nisën të kritikojnë rinumërimin, ja ku i keni, Ceno Klosi hajdut me çizme. Është dhe një Jahja, të pangopur, kanë vjedhur vota”

Nga ana tjetër, Berisha nuk ngurroi t’i japë edhe një shuplakë Gaz Bardhit e komisionerëvë të tij, s për humbjen, edhe për votat e shtuara.

“Kush ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi ligjore”, tha ai.

Kurse Belind Këlliçi me shokë, mund të rrinë të qetë për Tiranën. Doktori është i bindur se për ta, fajin e ka një tradhtar.

“Është njëri në KAS, që unë e kam shkarkuar për korrupsion. Po për atë e kam, Rusmajlin. Më kanë sjellë raste për Tiranën, lëvizte pak vija jashtë, ky i shpallte të pavlefshme. Edhe duket sikur kemi vjedhur votat”

Por ndërsa farsa po i ftohet, ky korrik ka nisur shumë i nxehtë për doktorin. Përveç gjyqit Partizani, tani SPAK po heton edhe lobimin 6 milionë dollarë në SHBA. Mes dy zjarreve, po përpiqet t’i shmanget te dyjave, për pak kohë.

“Është fondacioni jo ne. Noka ka firmosur për të pranuar shërbimin. Është në dorë të fondacionit, ne s’kemi vendosur ende nëse do ta vijojmë apo jo, por fillimisht është fondacioni”, tha ai. e.t.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV