Konfirmohet rasti i parë i murtajës për delet dhe dhitë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e ruminantëve të vegjël (dhenve dhe dhive) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit.

AUV thotë se menjëherë janë aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare, të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar nga e cila janë marrë mostrat për testim.

“Sot në mëngjese Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar prezencën e sëmundjes në fermën e dyshuar. Mostrat e testuara në fermat përreth kanë rezultuar negativ. Në zbatim të mandatit ligjorë bazuar në rezultat të analizave laboratorike AUV ka shpallur fshatin Landovicë vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur”, thuhet në njoftim.

Agjencia kosovare vendosi edhe fermat përreth nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjitk, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar.

Më tej, theksohet se janë vënë në zbatim masat e biosigurisë në ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave përreth sipas protokolleve veterinare.

AUV po ashtu nxori vendim të menjëhershëm për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes PPR, bazuar në Ligjin për Veterinarinë dhe i cili do të zbatohet në gjithë territorin e Kosovës, të cilat ndër tjerash përfshinë ndalimin e lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregje dhe shitblerjen, groposjen e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR, njoftimin e menjëhershëm të institucioneve kur haset në infeskione, si dhe të tjera.

Sëmundja PPR (Peste des Petits Ruminants), e njohur si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo karakterizohet nga simptoma të rënda si temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni dhe kollitje e fortë. Megjithëse ajo nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, kafshëve u shkakton dëme të konsiderueshme duke ua rritur nivelin e ngordhshmërisë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë blegtorale. e.t.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV