Kur lopët dhe delet ikin nga toka, blegtoria që po zhduket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blegtoria, dikur burim jete dhe gjallërie për fshatrat shqiptare, asaj së cilës rilindasi Naim Frashëri i thuri një himn të gjallë, po shuhet. Livadhet që dikur shkeleshin nga thundrat e lopëve dhe mbusheshin me blegërima të deleve e dhive, tani janë bosh e të heshtura.

Nga mbi 415 mijë në 2020-n, vitin e shkuar në vend pati vetëm 272 mijë gjedhë. Një gati përgjysmim në harkun e 6 viteve.

“Dy janë arsyet kryesore. Së pari, largimi i banorëve nga fshati, së dyti është falimentimi i disa komplekseve blegtorale në Shqipëri”, shpjegon pedagogu Ndoc Faslia. Rënia dramatike e prodhimit të qumështit është shenja më e qartë e një krize që prek jo vetëm ekonominë rurale, por edhe traditën dhe jetën e përditshme. Nga mbi 1 milionë tonë në 2021-shin, vjet u grumbullua një sasi prej më pak se 887 tonësh. Gati 130 mijë tonë më pak në harkun e 4 viteve.

“Kjo rënie është alarmante. Shkaqet kryesore janë mungesa e subvencioneve të qëndrueshme, çmimet e ulëta tëqumështit në treg dhe migrimi i të rinjve nga fshati. Pa masa të menjëhershme, blegtoria shqiptare do të vazhdojë të dobësohet”, shprehet Donjaldo Hoxha.

Në këtë heshtje të fushave, ku fshatrat po kërkojnë dritën e rilindjes së vërtetë, që tejkalon fjalët dhe premtimet, ngrihet nevoja për një ringjallje që t’i rikthejë gjallërinë tokës dhe njerëzve që i kanë dhënë jetë për shekuj me radhë.

“Kjo krizë nuk prek vetëm ekonominë, kuferi bujqësor i familjeve po shkatërrohet. Një numër i madh familjesh rurale që varen direkt nga blegtoria dhe qumështi për të mbijetuar, sot po përballen me varfëri dhe pasiguri ekonomike”, shton Faslia.

“Në thelb, blegtoria dhe prodhimi i qumështit janë sot një pasqyrë e sfidave më të gjera sociale dhe ekonomike që përballen fshatrat shqiptare, një thirrje për një rilindje të vërtetë, që të rikthejë “dritën e mëngjesit” dhe gjallërinë në fushat e Shqipërisë, si në poezinë e Naimit”, deklaroi Hoxha.

Lexo edhe :  Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE!

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se 42 për qind e blegtorisë shqiptare përbëhet nga gjedhët, pasur nga të imtat dhe njëthundrakët. m.p.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV