Zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të njohur të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre Jota, mund të ishte shmangur. Sipas mediave portugeze, Lamborghini me të cilin po udhëtonin vëllezërit Jota doli nga rruga në autostradën A-52, pranë Cernadillës, vetëm 15 km nga kufiri me Portugalinë. Dyshohet se një nga gomat e makinës superluksoze ka shpërthyer gjatë një parakalimi, çka ka bërë që automjeti të humbasë kontrollin, të rrokulliset dhe më pas të përfshihet nga flakët.

Udhëtimi kishte si destinacion përfundimtar qytetin portual Santander, prej nga ata do të merrnin tragetin për në Plymouth të Anglisë. Diogo Jota, sipas burimeve mjekësore, kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri dhe mjekët i kishin këshilluar të shmangte fluturimet, ndaj kishte zgjedhur rrugën tokësore dhe detare për t’u kthyer në Angli.

CNN Portugal raportoi se futbollisti 28-vjeçar ishte nisur për në Liverpool, ku pritej t’i bashkohej skuadrës për stërvitjet para-sezonale që nisin të hënën. Ai kishte vetëm pak ditë që ishte martuar me të dashurën e tij të fëmijërisë, Rute, në një ceremoni në qytetin e tij të lindjes, Porto, më 22 qershor.

Vëllai i tij, Andre, ishte vetëm 26 vjeç. Humbja e tyre ka tronditur jo vetëm familjen dhe të afërmit, por edhe komunitetin sportiv në Portugali dhe më gjerë.

Gazetari sportiv Victor Pinto, në një lidhje për CMTV në Portugali, deklaroi: “Diogo nganjëherë zgjidhte të udhëtonte me makinë për shkak të disa shqetësimeve në mushkëri, jo të rënda. Dhe, siç dihet, ekziston një traget që lidh Spanjën me jugun e Anglisë”. m.p.

Të fundit

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Shenja “Hollywood” lind mbi kodrat e Kalifornisë si një reklamë që s’u fshi kurrë

13 korrik 1923 Në një mëngjes të mjegullt korriku mbi kodrat e Los Anxhelosit, një shkrim i madh dhe i bardhë nisi të shfaqej mbi...

Tabaku për median gjermane: Integrimi nis me proceset demokratike!

Në një moment vendimtar kur Shqipëria ka nisur negociatat dhe ka hapur disa prej grupkapitujve të rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Europian, deputetja e...

‘M’u ka duk si serbi në Kosovë’, banori i Thethit: Thërrasim edhe diasporën në protesta

Një banor i Dukagjinit, Zef Vladaj i bën thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojnë aksionin për prishjen e objekteve pa leje. Duke...

Lajme të tjera

Web TV