Aeroporti i Rinasit jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroporti i Rinasit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, duke i paralajmëruar për vonesa apo anulime fluturimesh për shkak të një greve të punonjësve të Kontrollit të Trafikut Ajror në FRancë, shkruan A2 CNN.

“Të nderuar pasagjerë të TIA-s, është njoftuar një grevë nga Kontrolli i Trafikut Ajror (ATC) në Francë për datat 3 dhe 4 Korrik 2025, e cila mund të ndikojë në operimet e fluturimeve dhe të shkaktojë vonesa apo anulime të mundshme. Për më shumë informacion, ju lutemi kontrolloni faqen zyrtare të linjës ajrore përkatëse dhe email-in/mesazhet tuaja SMS”, thuhet në njoftim.

Sipas sindikatës së punonjësve, greva po zhvillohet për shkak të mungesës së stafit dhe menaxhimit të keq. Sidomos të premten situata në Francë ka qenë më kaotike, pasi ishte dita e fundit e shkollës dhe shumë familje po nisnin pushimet. Mbi 1000 fluturime janë anuluar atje, ndërsa autoritetet franceze e kanë quajtur vendimin të papranueshëm. m.p.

Të fundit

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati kundërshton procedurat hetimore

Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së...

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur....

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë...

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin...

VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që...

Lajme të tjera

Web TV