“Më mori në telefon babai i Suel Çelës…”/ Klodiana Lala rrëfen bisedën e tensionuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për sekuestrimin e 4 milionë euro pasuri, që dyshohet se i përkasin organizatës së Suel Çelës nga SPAK dhe antimafia italiane.

Lala dha detajet e sekuestrimit dhe zbuloi se ka marrë një telefonatë nga babai i Suel Çelës, telefonatë mjaft e tensionuar, ku ai ka pretenduar se këto pasuri nuk kanë lidhje me djemtë e tij, duke shtuar se media ka përndjekur familjen e tij.

“SPAK ka njoftuar se ka bërë në bashkëpunim me Antimafian e Veronës një sekuestrim me vlerë 4 milioonë euro. Rezulton se nga hetimet disa mujore, janë sekuestruar një sërë pasurish që ju përkasin Suel dhe Mario Çela, vëllezër. Sipas SPAK, Suel Çela është kreu i një organizate kriminale, që ndër të tjera dyshohet edhe për trafik narkotikësh.

Hetimi është kryer në bashkëpunim me hetuesit atje, është bërë ngrirja e pasurive. Rezulton se është një ndërtesë me vlerë të konsiderueshme në Verona. E dyta, një ndërtesë me 30 njësi, zyra dhe dyqane. Është sekuestruar një llogari bankare. Sipas hetimeve, ka rezultuar se paratë shkonin nga Shqipëria në drejtim të një shoqërie.

Suel Çela është në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë vëllai i itj Mario Çela ndodhet në burg në Belgjikë.

Pas publikimit të këtij lajmi, kam marrë telefonatë nga babai i Suel Çelës, zoti Petrit Çela një telefonatë disi e tensionuar. Ai ka pretenduar se ka disa vendime të autoriteteve italiane që flasin për të kundërtën e asaj që pretendon SPAK dhe pretendon se ësht biznesmen dhe ka paguar miliona taksa. Pretendon se djemtë e tij nuk janë përfshirë në këtë aktivitet.

Biseda ishte e tensionuar, zoti Çela akuzon median se e ka përndjekur familjen e tij. Ka akuza të forta në adresë të SPAK. Përballja e zotit Çela është me drejtësinë dhe jo me gazetarët. Kemi një pretendim të SPAK dhe atë të zotit Çela. Zoti Çela, edhe pse është folur për emrin e tij, janë dyshuar djemtë, nuk ka reaguar. Kjo është hera e parë që ai ka reaguar.

Lexo edhe :  Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Është çështje me mjaft interes. Nuk bëhet fjalë vetëm për SPAK por edhe Antimafian e Veronës dhe gjykatën e Veronës. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një hetim të kryer nga ata dhe pretendohet se janë identifikuar flukset e parave, që janë para që burojnë nga trafiku i drogës. Kjo është betejë që do të vijojë mes SPAK dhe palës së akuzuar, grupit kriminal Çela.

Do të jetë një betejë që duhet të vijojë edhe në Itali, pasi vendimi ëshë firmosur nga gjykata e Veronës.

Zoti Çela e kishte me gazetarët. Ai që kur ka ndodhur sulmi te tregu agro-ushqimor, ka refuzuar të flasë me median. Është hera e parë që reagon. Me sa duket reagojnë kur preket pasuria”, deklaroi Lala. /e.t

Të fundit

Kancelari Merz për BBC: Europa të bëjë më shumë për mbrojtjen

Kancelari gjerman, Friedrich Merz pranon kritikat e Presidentit Trump për mungesën e fondeve nga Europa për sigurinë e përbashkët....

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në këtë vend, ja arsyeja

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpërsojnë kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”. “Është koha që WhatsApp...

Donald Trump lumturohet për “pushimin nga puna” të gazetarit kritik me të

Presidenti Donald Trump ka gjetur kohë në ditën e tij të ngjeshur për të duartrokitur vendimin e CBS News për të mbyllur “The Late...

Zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria e Elbasanit kërkon pamjet nga disa qendra votimi

Prokuroria e Elbasanit është duke kryer një hetim në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Prokuroria ka kërkuar nga KQZ që të marrë pamjet filmike...

Nën “radarin” e disa klubeve evropiane, Barça insiston për rikthimin e Xavi Simons

Barcelona ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Xavi Simons, duke eksploruar mundësinë e transferimit të mesfushorit holandez në “Camp Nou”. 21-vjeçari aktualisht është i...

Lajme të tjera

Web TV