Në pushtet që nga 2021/ Rusia bëhet kombi i parë që njeh qeverinë talebane në Afganistan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia ka njohur zyrtarisht qeverinë e Talibanëve në Afganistan, duke u bërë shteti i parë që e bën këtë që nga marrja e pushtetit nga grupi islamist në vitin 2021. Ministria e Jashtme ruse njoftoi të enjten se ka pranuar ambasadorin e ri afgan, Gul Hassan Hassan, i cili dorëzoi kredencialet e tij zyrtare zëvendësministrit të Jashtëm rus, Andrey Rudenko.

Në një deklaratë, ministria theksoi se ky hap pritet të nxisë zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë energjinë, transportin, bujqësinë dhe infrastrukturën. Rusia gjithashtu shprehu gatishmëri për të ndihmuar në forcimin e sigurisë rajonale dhe në luftën kundër terrorizmit dhe trafikut të drogës.

Ministria e Jashtme e Talibanëve e cilësoi vendimin si “pozitiv dhe të rëndësishëm”, duke publikuar foto të ministrit të jashtëm Amir Khan Muttaqi gjatë një takimi me ambasadorin rus në Kabul, Dmitry Zhirnov./e.t

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV