Nico Williams mashtroi Barcelonën! Klubi tani i rikthehet fiksimit të vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të dytën verë rresht, Nico Williams “gënjen” Barcelonën dhe në fund vendos të rinovojë më Athletic Bilbao. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e anësorit spanjoll te Barcelona, ai rinovojë deri në vitin 2035 me klubin bask.

Gjithsesi, drejtuesit e Barcelonës duke mos pasur më kohë për të humbur, i janë rikthyer pistës së vjetër që mban emrin e Marcus Rashford. Anglezi është jashtë planeve të Ruben Amorim pas përfundimit të huazimit tek Aston Villa dhe rikthimit te Man. United. Raportime të ndryshme thonë që Rashford pranon dhe një ulje të ndjeshme të rrogës që merr aktualisht tek United, vetëm e vetëm të transferohet te katalanasit.

Pavarësisht dëshirës së sulmuesit për t’u transferuar te Barcelona, problemi i vërtetë për katalanasit është gjetja e gjuhës së përbashkët me Man. United. “Djajtë” janë të gatshëm të lejojnë largimin e Rashford, nëse paguhet klauzola e tij rreth 45 milionë euro, shifër e vështirë për financat aktuale të Barcelonës. Gjithesi nuk përjashtohet mundësia që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për një huazim me të drejtë blerjeje. m.p.

Të fundit

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas...

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati kundërshton procedurat hetimore

Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të...

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur....

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë...

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin...

Lajme të tjera

Web TV