Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin e hershëm të lindur mes Veliajt dhe Tabakut.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kishte paditur kohë më parë Jorida Tabakun për shpifje, pas deklaratave që kjo e fundit bëri në lidhje me çështjen e Unazës së Re. Deputetja e PD deklaronte se projekti i Unazës së Madhe ‘është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama’, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale.

Gjykata e shkallës së parë madje në vendimin e saj i kishte kërkuar zonjës Tabaku që krahas përgënjeshtrimit të deklaratës, të paguante edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh si dhe shpenzimet gjyqësore e avokatore.

Më parë, Gjykata e Apelit i dha gjithashtu të drejtë kryebashkiakut Erjon Veliaj./e.t

Të fundit

Po vijnë surprizat! Rama bën gati ministrat e rinj, kush do të “skualifikohet”?

Pas një serie mbledhjesh intensive që kulmuan me dorëheqjet e disa nënkryetarëve dhe një fushatë të shtrirë në terren...

Arrestohet autori i plagosjes në Borsh, në kërkim një tjetër

Policia e Himarës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh, ku mbeti i plagosur me armë zjarri...

Zyrtari amerikan: Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje deri më 8 gusht

Diplomati i lartë amerikan John Kelly në Këshillin e Sigurimit të OKB deklaroi se presidenti Trump kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund...

Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të...

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit...

Lajme të tjera

Web TV