Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në terren.

Në këtë situatë, zjarrëfikëset kanë angazhuar edhe një pompë uji më të fuqishme për të minimizuar dëmet.

Ndërkohë, sapo janë nisur nga Tirana për në landfill 14 mjete të tonazhit të rëndë, për të ndihmuar dhe përshpejtuar në shuarjen e atyre vatrave që kanë mbetur.

Po ashtu bëhet e ditur se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër që vatrat e mbetura të zjarrit të shuhen sonte.

Në landfill ndodhen gjithashtu ministri Arbjan Mazniku, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe Prefekti Ilir Bejtja, të cilët kanë monitoruar nga afër situatën./kb

Të fundit

VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing...

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë

Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin...

Nga “shpërthimi” në rrjetet sociale te mandati/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24 zhvillimet pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit,...

Miliona euro dëm shtetit/Gjykata e Fierit vendos për të arrestuarit e kompanisë “Bankers”

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të arrestuar në kuadër të hetimeve...

26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi ‘u mbyll gojën” kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

Kandidatja socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka bërë reagimin e parë pasi rimori mandatin e deputetes. Maldrita Bardho u zgjodh deputete nga rinumërimi në Qarkun...

Lajme të tjera

Web TV