“Kur isha shtatzënë…”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sopranoja Inva Mula, rrëfeu si rrallë për jetën, familjen dhe karrierën.

Duke folur për sfidat dhe momentet më të vështira, sopronaja e njohur kujtoi periudhën kur ishte në pritje të ëmbël dhe i duhet të vazhdonte me shfaqjet e planifikuara më herët. Teksa priste të sillte ne jetën vajzën e saj, artistja humbi nënën.

“Kur ka lindur vajza, unë kisha kontrata të parashikuara që nuk mund t’i anuloja. Madje, isha në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe nuk kisha treguar që isha shtatzënë. Sepse nëse je pjesë e kalendarit që 2-3 vite më parë, publiku ka ardhur për ty dhe ti e anulon, është papërgjegjshmëri.

Shtatzënia ime nuk ishte e parashikuar, sepse ishte vonë në raport me kolegët e tjerë dhe unë nuk doja ta tregoja këtë gjë. Luaja një rol që kisha një fustan pas trupit dhe unë dukesha që çdo ditë fryhesha dhe shëndoshesha. Produksioni shkonte tre javë, e kisha të vështirë si do i shkoja deri në fund. Ia dola me 2-3 korse, nuk u kuptua, thanë Inva po shëndoshet dhe kaq.

Kur erdha në Shqipëri, kisha nënën shumë të sëmurë, arrita ndenja 2 javë dhe ajo ndërroi jetë. Unë isha shtatzënë, duhet të anuloja të gjitha kontratat. Duhet të shkoja përpara me kontratat e tjera, deri në muajin e tetë. Ai ishte moment shumë i vështirë, vuajta shumë. Tani që e kujtoj them si e bëra, si nuk i anulova, publiku do ra kuptonte, të kisha ndenjur në shtëpi. Ndoshta ishte gabim, por ky ishte momenti më i vështirë”, rrëfeu mes emocionesh Inva Mula e ftuar në “Goca dhe Gra”./kb

Të fundit

Guardiola vs Amorim, nis “derbi” për lojtarin që kushton 120 mln euro

Manchester United thuhet se do të përballet me konkurrencën e Manchester City për nënshkrimin e mesfushorit të Brighton, Carlos...

Eksodi i çmendur, “Vlora” dhe 20 mijë shpirtra mbi një det shprese

Nga Leonard Veizi Nga larg, mëngjesi i 8 gushtit 1991 nuk dukej se kishte asgjë të zakonshme në portin e Durrësit. Ajri rëndonte nga dielli...

Paga minimale: Shqipëria 400 euro, Mali i Zi 670 euro, Serbia 618 euro

Kostot e jetesës në Shqipëri zhvlerësojnë pagat, e sidomos atë minimale. Prej prillit të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë...

34-vjetori i eksodit, Bari i jep nënshtetësinë italiane një çifti shqiptar

Sot në Bari u përkujtua 34 vjetori i eksodit të shqiptarëve, ku anija “Vlora” mbërriti në brigjet e qytetit italian me rreth 20 mijë...

1990 – Iraku pushton Kuvajtin: Fillimi i Luftës së Gjirit

Më 2 gusht 1990, forcat irakiane nën urdhrat e presidentit Saddam Hussein pushtuan papritur Kuvajtin, një shtet i vogël por jashtëzakonisht i pasur me...

Lajme të tjera

Web TV