Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas daljes nga “Big Brother Vip 4”.
Ajo ka tërhequr sërish vëmendjen me një deklaratë të sinqertë dhe me nota humori, që shumë fansa e kanë interpretuar si një shenjë hapjeje ndaj një lidhjeje të re.
“Nuk kemi qenë keq me kërkesat, më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por nuk jam aq e fiksuar me muskujt me thënë të drejtën,” tha ajo me sinqeritet.
Deklarata e saj u interpretua nga fansat si një shenjë që është e hapur për një lidhje të re pas ndarjes nga Jozi, por këtë herë me më shumë theks tek personaliteti dhe energjia, sesa tek “six-pack-u”. m.p.