Mungon vetëm zyrtarizimi, Victor Gyokeres drejt transferimit tek gjiganti londinez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas “The Athletic”, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me sulmuesin 27-vjeçar për një kontratë pesëvjeçare (deri në vitin 2030).

Lojtari ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në Londër, duke i komunikuar kështu vullnetin e tij edhe Sportingut.

Në fakt, klubi nga Lisbona dhe vetë futbollisti kanë patur përplasje të herëpashershme që pas fundit të sezonit, me drejtuesit që ia bënin të qartë atij, që nëse nuk ofrohet shuma e kërkuar, nuk largohesh.

Gjithsesi, te Sportingu më në fund duken të dorëzuar, me dëshirën e suedezit që ka qenë vendimtare.

Sa i takon shifrave të operacionit, gjithçka mund të mbyllet për rreth 80 milionë euro. Për Gyokeres ka patur interesim edhe nga shumë skuadra të tjera, por prioriteti i tij ka qenë Arsenali. Në sezonin e kaluar, në 52 ndeshje ai realizoi 54 gola.

Ndërkohë, Arsenali ka ofruar edhe mesfushorin Martin Zubimendi nga skuadra e Sociedad. Transferimi i tij ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Arteta, i cili e vlerëson në maksimum spanjollin. Gjatë periudhës së merkatos, në Londër priten edhe prurje të tjera, me Arsenalin që synon që të jetë protagoniste në Angli dhe Europë./ D.C

Të fundit

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV