Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat që ishin të vendosura në këtë shesh në afërsi të Kishës, janë hequr nga IMT dhe Policia Bashkiake, siç shihen edhe në këto pamje që sjell Report Tv.

Aksioni për të ‘shëruar’ Thethin, siç u quajt edhe nga kryeministri Edi Rama, nisi prej ditës së djeshme, pasi kabinat u denoncuan nga Rama si ndërtim pa leje, çka çoi edhe në një përplasje verbale mes tij dhe Prokurorisë së Shkodrës.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme kanë mbërritur edhe grupet e punonjësve të Bashkisë Shkodër për pastrimin dhe sistemimin e plotë të sheshit, i cili do të jetë në funksion të publikut, ngjitur me kishën shekullore, simbol i fshatit dhe destinacion i mijëra turistëve në çdo stinë.

Një ditë më parë, janë ekzekutuar vendimet e prishjeve për 4 objekte në qendër të Thethit, ndërkohë që burime nga IKMT sqarojnë se janë 40 vendime të cilat do të ekzekutohen.

Report Tv mësoi ekskluzivisht se ndërtuesi i 10 kabinave që sollën regaimin e ashpër të kryeministrit Rama ishte Prek Kodra, një personazh që në vitin 2021 në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, rezulton se kishte planifikuar për të vrarë me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe 2 politikanë të tjerë të njohur në Prishtinë. Ai është shpallur në kërkim për dy nga dosjet më të bujshme të SPAK, njëra si pjesëtar i organizatës kriminale të Suel Çelës në Elbasan që e përfshiu në atentatin ndaj Ardian Çapjas. Masa e dytë për Kodrën në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, në akuzë për disa ngjarje kriminale.

Lexo edhe :  Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

10 kabinat e vendosura në zemër të Thethit kryeministri Rama i denoncoi si ndërtim pa leje, ndërsa akuzoi Prokuroren Elsa Gjeli se nuk nisi hetim edhe pse Policia e Shtetit i referoi materialet.

IMT zbriti në terren për shembjen, por kjo situatë solli edhe një reagim nga Prokuroria e Shkodrës. Kjo e fundit tha se vendimi i Elsa Gjelit është bazuar në ligj, pasi strukturat janë referuar nga policia si kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura jo mbi bazamente betoni por në rrasa guri të prera. Si të tilla – thekson prokuroria – nuk kërkohet pajisje me leje ndërtimi./e.t

Të fundit

Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore për 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000...

Prodhimi vendas në rënie, fuqizohet importi! U blenë nga jashtë 383 mln euro mish

Nga kaçkavalli i Gjirokastrës te ‘Feta’ greke apo ‘Pecorino’ italian. Tanimë është më lehtë të gjesh një produkt të huaj në dyqane dhe markete...

Refuzoi Milanin për kalimin tek Fenerbahce, mbrojtësi tregon pse mori këtë vendim

Mbrojtësi i majtë i Gent, Archie Brown, ka zbuluar se ‘marrëveshja ishte pothuajse e përfunduar me Milan’, por shpjegon pse vendosi të bashkohet me...

Ukraina ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirilo Budanov, zbuloi se Koreja e Veriut aktualisht furnizon deri në 40 përqind të municioneve të...

Formula 1/ Kunati i Verstappen ngre zërat: “Max tek Mercedesi në vitin 2026”

E ardhmja e Max Verstappen duket si një enigmë: për cilin ekip do të garojë në vitin 2026? A do të vazhdojë me Red...

Lajme të tjera

Web TV