Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel për Paqen, duke theksuar rolin e tij në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 21-mujore mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Netanyahu e përshkroi Trump-in si një “krijues paqeje” dhe e vlerësoi për ndërmjetësimin e marrëveshjeve në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, Trump po përpiqet të shtyjë përpara një marrëveshje armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit, që parashikon lirimin e pengjeve dhe ndihma humanitare për Gazën.
Bisedimet për një marrëveshje po zhvillohen në Katar, me pjesëmarrjen e të dërguarit të Trump, Steve Witkoff. Një marrëveshje e mundshme shihet si thelbësore për synimin më të madh të Trump: normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Ndërkohë, Trump nuk heziton të ushtrojë presion ndaj Netanyahut që të pranojë kushte të reja për paqen, duke përfshirë një përfundim të plotë të luftës./E.T