SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të njohur edhe si Fronti Al-Nusra nuk e konsiderojnë më terroriste.

HTS-ja është grup që dikur kishte lidhje me Al-Kaidën – organizatë terroriste – ndërsa në dhjetor e ka rrëzuar Qeverinë në Siri.

“Në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe Sekretarin e Thesarit, ju njoftoj për heqjen e Frontit Al-Nusrah, të njohur edhe Hay’at Tahrir al-Sham nga lista e organizatave terroriste”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Një koalicion i armatosur, i udhëhequr nga lideri i grupit HTS, Ahmed al-Sharaa, e ka rrëzuar Qeverinë e Bashar al-Assadit, atëbotë president, duke i dhënë fund regjimit brutal që ka zgjatur për gjysmë shekulli nga familja e Assadit.

Sharaa është vetëshpallur president i përkohshëm, vendim që është mirëpritur, por jo me doza të larta entuziazmi, në Uashington, Evropë dhe vende tjera.

Vendimi i Uashingtonit do të nisë së zbatuari të martën dhe vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump javën e kaluar për shfuqizim të sanksioneve të SHBA-së kundër Sirisë.

Trump ka hequr sanksione tjera kundër Sirisë në maj, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Arabisë Saudite dhe Turqisë për të ndihmuar që shteti i shkatërruar nga lufta të rintegrohet në ekonominë globale.

SHBA-ja e ka hequr nga lista e zezë edhe Sharaan, pasi ai është ngjitur në pushtet.

HTS, që është njohur edhe si Fronti Al-Nusra, ka qenë dikur degë e Al-Kaidës në Siri, mirëpo i ka shkëputur lidhjet me grupin xhihadist më 2016, dhe ka tentuar të krijojë imazh tjetër në publik.

Deri më 2017, HTS-ja ka pasur kontrollin e një pjese të madhe të veriperëndimit të Sirisë dhe ka krijuar administratë civile në atë zonë, mes akuzave për abuzime brutale kundër atyre që dalin kundër regjimit.

Lexo edhe :  E rëndë/ Foshnja e porsalindur humb jetën pasi i mituri e hedh në dysheme

Në janar, pas rrëzimit të regjimit të Assadit, autoritetet e reja kanë bërë të ditur për shpërbërje të të gjitha fraksioneve të armatosura dhe të gjitha janë integruar në trupa shtetërore, sikurse është forca e re policore.

Edhe shtetas të Kosovës janë dënuar apo u janë ngritur aktakuzapër pjesëmarrje në Frontin Al-Nusra.

Në korrik të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar shtetasin e Kosovës, Murat Dernjanin me 20 vjet burim për krime kundër njerëzimit në Irak dhe Siri, ndërsa në janar të vitit 2019 ai ishte dënuar me pesë vjet burgim për vepra penale që lidheshin me terrorizëm.

Ai e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste. REL

Të dhënat e mëparshme tregojnë se mbi 350 persona besohet të kenë shkuar në Siri që nga viti 2011, kryesisht për t’iu bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Kosova ka miratuar Ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës në vitin 2015, derisa që nga viti 2019 janë organizuar disa operacione riatdhesimi, përmes së cilave janë rikthyer qindra persona./e.t

Të fundit

Izraelitët e Big Shopping Centers do hyjnë në Shqipëri

Grupi i biznesit nga Izraeli, Big Shopping Centers, do të hyjë në tregun shqiptar, në një ndërmarrje të përbashkët...

Trump dha sinjal për ta ‘arrestuar’, përgjigjet Obama

Akuzat e ish-presidentit Donald Trump ndaj Barack Obamës për tradhti dhe kryengritje janë cilësuar si “të çuditshme” dhe “qesharake” nga zëdhënësi i ish-presidentit demokrat....

Efektet e para/ Thesari në SHBA konfirmon 100 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë mbledhur së fundmi gati 100 miliardë dollarë nga tarifat, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent. “Jemi afër arritjes së...

Shëndeti i trurit, do Zoti nuk na ikin mend

Nga Leonard Veizi Truri, - kjo qenie misterioze që rri në majë të shtyllës kurrizore si mbret pa kurorë, por me pushtet absolut mbi çdo...

“Pse më denoncove për hapësirat e zëna?”/ Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”

Një përplasje fizike është regjistruar mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV