Nga ARTUR AJAZI
Si ka mundësi, që ai njeri gjithmonë del kundërrrrymës ? Si ka mundësi që ai politikan të dalëgjithmonë kundër ligjit? Si ka mundësi, që ai prind, ai mjek, të dalë gjithmonë kundër jetës, pronës, bazazisëshoqerore, të dalë gjithmonë në mbrojtje të antiligjit ?Si ka mundësi që ai, që i thotë vehtes “jam përzbatimin e ligjit”, të mbrojë shkelësit e ligjit ? Si ka mundësi që një politikan si ai, me një përvojë 35 vjeçare, del gjithmonë kundër atyre që duan të zbatohetligjit, del gjithmonë kundër atyre që ndëshkojnë aktetkriminale, dhe personat që kryejnë vepra penale ? Si ka mundësi që ai, si kryetar partie, del gjithmonë kundërinteresave të vendit të tij, del gjithmonë kundërgjithçkaje që lidhet me progresin dhe të ardhmen evendit ? Si ka mundësi që një njeri që ka provuar gjithëpushtetet, kërkon sërish pushtet, edhe pse e ka futur vendin në qorrsokak të paktën 3 herë ? Si ka mundësi, që ai njeri, nuk i njeh vehtes asnjë gabim përsa kohë ka qeverisur ? Si ka mundësi, që si politikan, gjithmonëkur gjen rastin poshtëron në shqip dhe gjuhë të huaj, vendin, qeverisjen dhe gjithçka shqiptare ? Si ka mundësi që, në çdo moment delikat dhe emergjent përvendin, ai njeri ka bërë gjithmonë thirrjeantikushtetuese, duke dëmtuar jetën, shëndetin, tëardhmen e vendit dhe shqiptarëve ? Si ka mundësi që, edhe pse nuk ë duan kryetar partie, sërish sejmenët ë tij, dalin dhe thonë se “nuk është koha të largohet, jeminë krizë liderësh, kështu që më mirë të qëndrojë ai”. Dhe e fundit, si ka mundësi, që edhe pse ka humbur nja10 palë zgjedhje, sërish nuk “tutet”, por shprehet me vendosmësi komunisti se “do të vazhdoj deri nësekondën e fundit të jem kryetar partie, dhe lideropozite”./kb