Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të vjetër në rrugë, ajo ka zbuluar mes faqeve të tij një kartolinë të vjetër, me shumë vlerë historike dhe emocionale.

Kartolina rezulton të jetë e dërguar nga Liri Belishova, një nga figurat më të njohura politike të periudhës komuniste, e cila pas përjashtimit dhe dënimit politik, u internua në qytetin e Cërrikut. Ajo i ishte drejtuar vëllait të saj, Bardhyl Belishova, i cili në atë kohë ndodhej i burgosur në burgun famëkeq të Burrelit.

Në disa rreshta të shkruar me dorë, Liria përpiqet të mbajë gjallë lidhjen njerëzore me vëllain e saj, përtej trysnisë, ndëshkimeve dhe vuajtjes. Kartolina është dëshmi e rrallë e dhimbjes familjare që solli përçarja e pamëshirshme e sistemit totalitar, që nuk kurseu as ata që dikur kishin qenë pjesë e elitës së tij.

Ky episod i vogël, por domethënës, rikthen edhe njëherë vëmendjen te historitë e pathëna të dhimbjes dhe qëndresës, që ende fshihen në librat, kujtimet dhe dokumentet e haruara të një periudhe që la plagë të thella në shoqërinë shqiptare./kb

Të fundit

“Me Rusinë nuk kemi përparim”, amerikanët zhgënjehen me Putin

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shprehu zhgënjimin e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë më shumë përparim...

100 mln euro për sulmuesin e Bundesligës, Liverpool nuk ndalet në merkato

Pas gjermanit Florian Wirtz, Liverpool është gati për një tjetër transferim big. Edhe kësaj here, brenda kampionatit gjerman. Mediat angleze raportojnë se "The Reds" po...

Tre njerëz u kujtuan në të njëjtën ditë, kush po e sulmon Lapajn?

Në harkun e dy orëve, sot u publikuan tri lajme në disfavor të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" dhe drejtuesit të saj, Adriatik Lapaj. Lajmi i parë:...

Ankesa e re e Metës: Më është ndaluar për 14 ditë aktiviteti fizik!

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar për një dënim të ri disiplinor ndaj tij në ambientet e burgut “Jordan...

Tiranë, flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës Selman Stërmasi

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot një banesë të vjetër në zemër të kryeqytetit, pranë zonës së “Pazarit të Ri”. Falë ndërhyrjes...

Lajme të tjera

Web TV