Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë masivin pyjor pranë Liqenit të Luleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një masiv pyjor në Parkun Kombëtar të Lurës, në qarkun e Dibrës, është përfshirë nga flakët këtë të martë, duke rrezikuar seriozisht zonën natyrore pranë Liqenit të Luleve.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erërave të forta, të cilat po përhapin me shpejtësi vatrat në një terren të thyer malor, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen nga toka.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, por për shkak të aksesit të kufizuar dhe natyrës së vështirë të terrenit, operacioni për shuarjen e flakëve paraqitet i vështirë.

Sakaq, pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter, për të lokalizuar dhe neutralizuar zjarrin./e.t

Të fundit

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin...

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve...

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Nga: Emirjon Senja Entuziazmi për përdorimin e algoritmeve për të parashikuar sjelljen e qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve devijante, si edhe në procesin e...

Zyrtare, Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i cili do të ulet që...

U lirua me kusht nga burgu/ Berisha rikthen me urgjencë Salianjin në detyrë

Kreu i PD Sali baerisham, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ish-deputeti Ervin Salainji, i cili vetëm pak më parë u lirua...

Lajme të tjera

Web TV