“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka folur sot për herë të parë në “Breaking” Top News, pas lirimit nga arresti i shtëpisë me garanci pasurore.

Ai ka treguar për herë të parë bisedën që ka patur me Sali Berishën, vjehrrin e tij pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Malltezi tregoi se i kërkoi që të hiqte dorë, por shtoi se kur provat për krimet zgjedhore, e kuptoi që Berisha nuk mund të largohej.

“I kam thënë vetë Berishës që nuk ja vlen më se është lodhje, mundim dhe shqiptarët nuk të duan më. Por kur dolën faktet dhe dokumentet e vjedhjeve, rastet e tmerrshme nga krimet zgjedhore… Berisha e ka dhënë dorëheqjen në 2013 kur kuptoi që shqiptarët nuk e mbështesnin.

Do priste numërimin dhe mund ta bënte, por dolën faktet që tregoi kriminalizimin e votës së diasporës. Sali Berisha është i vetmi që na bëri bashkë, ka frymën pozitive. Rama po mundohet të nxjerrë demokratë dhe t’i kthejë kundër.

Unë nuk kam ambicie politike por për çfarëdo lloj pozicioni jam i gatshëm. Jam kundër Partisë Komuniste dhe do jem kundër Ramës gjithmonë.”– tha ai./e.t

Të fundit

Gjermani: Kontributet e sigurimeve deri në 50%?

Ekonomisti dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane, Martin Werding, ka thënë se punonjësit duhet të përgatiten...

Banorët e Thethit mblidhen këmbëkryq para kishës, prifti drejton kuvendin

Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si një herë e një kohë. Banorët,...

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

Besa Kokëdhima ka ndarë disa nga momentet më të ndjera të jetës së saj personale në një intervistë televizive. E qeshur dhe e sinqertë,...

Trump mund të mos lejohet të flasë në Parlament gjatë vizitës shtetërore në Britani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mund të mos e gëzojë privilegjin e të adresuarit probleme para Parlamentit britanik gjatë vizitës...

Thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajin, Ledri thyen heshtjen

Në një intervistë televizive, Ledri nuk mohoi zërat për një romancë të re në jetën e tij, pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha, me...

Lajme të tjera

Web TV