Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, e ka quajtur dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji si vendim politik, në kundërshtim të Kushtetutën dhe praktikën ligjore.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me postin që Salianji do të mbajë në PD pas lirimit, Berisha u përgjigj se për gjithçka do të vendosë kryesia e kësaj partie.
Berisha shtoi se ka një komunikim të vazhdueshëm me ish-deputetin dhe se çështja e tij nuk është mbyllur me lirimin, përkundrazi sapo ka nisur.
“Kam komunikim të vazhdueshëm me të, tani do të vijë ta takoj. Salianji është nënkryetar i grupit parlamentar të PD, anëtar i Kryesisë. Cilat do të jenë funksionet e ardhshme do të përcaktohet nga anëtarësia.
Salianji doli dje, një i burgosur politik, një histori turp i dyshes mafioze Rama dhe Xhafa.
Ai u dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën dhe çdo praktikë ligjore të ndjekur në 32 vite.
Deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë. Pas ndryshimeve gjykohen nga GJKKO.
Çështja Salianji nuk u mbyll, sapo ka nisur. Salianji e përballoi gjithçka me dinjitet”, tha ai./e.t