Gola dhe festë me shqiponjë, Uzuni dërgon Austin në gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Zgjohet” Myrto Uzuni, me “bomberi” kuqezi që rikthehet të bëjë protagonistin te ekipi i Austin. Pushimet me sa duket kanë ndikuar për mirë tek Uzuni, pasi futbollisti i Kombëtares rezultoi përcaktues për Austin, në çerekfinalet e Kupës. Uzuni u hodh në fushë në minutën e 65-të pasi takimi kundër San Jose Earthquakes ishte në barazim 1-1.

Koha e rregullt nuk solli ndryshim në rezultat, ndërsa me fillimin e shtesës, San Jose Earthquakes kaloi në avantazh në minutën e 99-të. Në fundin e shtesës, në minutën e 115 Auston fitoi një 11-metërsh. Uzuni mori përsipër ekzekutimin, me “bomberi” kuqezi që u tregua perfekt duke barazuar rezultatin. Nuk mungoi as festa me shqiponjë.

Goli i Uzunit bëri që ndeshja të shkonte te ruleta e penalltive, aty ku ekipi i tij u tregu perfekt me 4 nga 4 penallti të sakta, mes tyre edhe Uzuni duke i dhuruar Austin një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës në Amerikë./e.t

Të fundit

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një...

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar dhe...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion...

Lajme të tjera

Web TV