Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz iu nda një mohuesi të kombit malazez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviq, i cili mohon kombin malazez dhe mbështet lëvizjen çetnike.

Forcat e policisë përdorën mjete kimike dhe i penguan fizikisht demonstruesit të hynin në vilën shtetërore Gorica, ku u mbajt pritja dhe u dha çmimi.

Pas gati tri orësh, protesta përfundoi. Regjisori Danillo Marunoviq, që ishte në krye të protestuesve, u tha të pranishmëve se nuk do të ndalen me aq.

“Sonte, policia jonë na trajtoi brutalisht, si kriminelët më të këqij. Kjo nuk mund të mbarojë sonte”, tha ai.

Policia tha se gjatë tubimit të paautorizuar, të organizuar nga një grup joformal qytetarësh me emrin “STEGA”, pjesëtarët e saj janë sulmuar dhe njëri nga ta është lënduar.

Policia paralajmëroi se do t’i identifikojë dhe ndjekë penalisht autorët e dhunës. Në disa raste, disa qindra qytetarë u përpoqën të thyenin kordonin policor dhe të arrinin te vila. Pasi policët përdorën dy herë sprej me piper, ata hodhën vezë dhe gurë në drejtim të tyre.

Turma brohoriste “Fashistë”, “Tradhti”, “Mandiq, fashist”, “Duhet t’u themi jo fashistëve, kurdo, kudo” dhe këndonin himnin malazez.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Podgoricë raportojnë se disa protestues kishin probleme me frymëmarrje, për shkak të përdorimit të sprejit me piper, përfshirë dekanin e Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze, Aleksandar Radoman, i cili përfundoi në spital.

Çmimi i “13 Korrikut” ndahet për nder të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi për krijuesit e veprave që përfaqësojnë vlerat e Malit të Zi.

Kryengritja antifashiste në Mal të Zi filloi më 13 korrik të vitit 1941.

Për protestuesit, është e papranueshme që çmimi – simbol i antifashizmit – t’i jepej Vukoviqit, një mbështetës i lëvizjes çetnike, i cili bashkëpunoi me fashistët në Luftën e Dytë Botërore.

Lexo edhe :  “Nis transformimi i Banjave të Bënjës”, Rama: Përmirësohet infrastruktura turistike

Në shkrimet e veta, Vukoviq ka madhëruar Drazha Mihailloviqin, udhëheqësin çetnik të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se ai ka qenë “udhëheqës i kryengritjes së tretë serbe”.

Ai ka mbështetur edhe politikat e Frontit Demokratik pro-rus të Andrija Mandiqit, duke deklaruar se “ato janë e vërteta e vetme në qiellin e turbullt politik të Malit të Zi”.

Ka mohuar edhe kombin malazez, duke pretenduar se ai është shpikur nga Kominterni – internacionalja komuniste e themeluar në Moskë në vitin 1919.

Krahas Vukoviqit, çmimin e fitoi edhe grafisti Velo Stanishiq. Çmimet ua dorëzoi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.

“Veprimet, përkushtimi dhe sukseset tuaja janë simbol i asaj se çfarë duhet të jetë ‘13 Korriku’ në shekullin 21”, tha Mandiq.

Një nga tre laureatët, Millosh Karadaglliq – kitarist klasik me famë botërore – refuzoi ta pranonte çmimin.

Akuza për brutalitet policor

Policia malazeze arriti në pikën më të ulët kur sulmoi brutalisht qytetarët në një protestë paqësore kundër dhënies së turpshme të çmimit të “13 Korrikut”, tha Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në opozitë.

“Do të kalojë edhe kjo kohë e errët, por do të mbahet mend se kush ishte shërbëtor i Andrija Mandiqit dhe shefave të Beogradit, e kush e mbrojti Malin e Zi qytetar dhe modern”, tha DPS-ja.

Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze u dërgoi një letër ambasadorëve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi, duke shprehur shqetësim të thellë për “përdorim të tepruar të forcës” nga policia, gjatë protestës. Letra thekson se dekani i atij fakulteti është lënduar gjatë protestës. REL/e.t

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV