23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij.
Gazetari Enver Doçi informon se nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës, nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.
Ndërkohë nga Burreli deri tek vendi ku u gjet trupi i viktimës raportohet se nuk ka kamera sigurie.
Trupi i tij i pajetë është dërgua në morg, ndërsa pritet ekspertiza. I riu u denoncua i zhdukur nga babai i tij në polici, pasi nuk u kthye më në banesë.
Ai ka shkuar në polici rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të martë (8 Korrik) ku ka deklaruar se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me të birin.
Pas orësh kërkime trupi i pajetë i viktimës u gjet pranë liqenit të Shkopetit./e.t