“Racizmi” shtetëror?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Racizmi lidhet me besimin e konceptit të superioritetit absolut të një race mbi tjetrën, gjë e cila sjell si pasojë diskriminimin, segregacionin dhe shumë paragjykime ndaj njerëzve, qoftë në bazë të racës apo edhe të përkatësisë etnike, kombëtare, fetare, etj., (literatura). Por, në kohën tonë ky term ka edhe shumë përkufizime të tjera alternative. Njëri syresh lidhet me atë që e vendos me shtetin. Dhe, në literaturë ky lloj racizmi i referohet formave të institucionalizuara që futen në korpusin e politikave, ligjeve dhe praktikave të një shteti ndaj qytetarëve të vet. Më thukët është e lidhur me atë sesi ligjet ndihmojnë popullatën dhe shpresën për të jetuar në vend, por edhe sesi ato zbatohen. Për fat të keq, një pjesë e ligjeve të demokracive hibride si jona i shërbejnë një grupi të vogël njerëzish. Rasti i fundit me Bankers që u kujtuan pas 20 vitesh ta bllokonin tregon sesi shteti fle kur përpara ka realitete të tilla dhe nuk u vendos kurrë përballë shqetësimit të naftëtarëve. Jo më kot, disbalanca lidhet me atë që bën shteti shqiptar, që tashmë identifikohet vetëm me Ramën dhe pushtetin e tij.

Megjithë se specialistë ekonomie ngrenë vazhdimisht shqetësime për diversifikim dhe ndihmë të popullsisë, varësia nga ndërtimi dhe turizmi mbetet e madhe. Ndërtimi mban peshë të madhe të PBB-së, por kjo lidhet më së shumti me pasuritë e paluajtshme dhe projektet urbane, të cilat, megjithëse kanë krijuar punësim, nuk është se ofrojnë ndonjë bazë të qëndrueshme për rritjen afatgjatë, sipas specialistëve. Sa për turizmin dihet. Shifrat janë lëbyrëse, por ai mbetet më së shumti i fokusuar në bregdet, pa e shfrytëzuar si duhet atë që ofron turizmi gjithëvjetor, rural dhe malor. Problemet e turizmit janë të mëdha dhe vinë nga komunikacioni, çmimet e pakontrolluara, tek njësitë akomoduese dhe me rradhë. Gjithsesi, këto janë kuajt e betejës së maxhorancës dhe shifrat e ardhjes së turistëve, kur nxirren me grafiqet e mrekullueshme në platforma, janë vërtetë ndjellëse.

Shpërndarja e pabarabartë e investimeve të qeverisë, ku zona të ndryshme në vend janë pothuaj të fjetura e tregojnë realisht këtë lloj indiference, ashtu si Investimet publike janë shumë më shpesh të përqendruara në projekte të mëdha infrastrukturore, por që kanë fare pak ndikim në rritjen ekonomike të qëndrueshme (Altax).

Korrupsioni dhe pengesat administrative të krijuar prej një administrate të lodhur dhe pa principe morale, jo radhë herë e dëmtojnë sektorin privat dhe për konkurrencën. Ky fenomen ka ulur konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe ka favorizuar grupet e caktuara të interesit, duke bllokuar mundësitë për zhvillim të gjithanshëm dhe diversifikim të burimeve të të ardhurave, shkruan Altax.al. Dallimi dhe privilegjet janë hapur.

Nga raportet e Transparency International, Bankës Botërore dhe Departamentit të Shtetit të SHBA, konfirmohet se Shqipëria ka ecur në hetimin e korrupsionit, por niveli i tij mbetet ende i lartë. Shqetësimi është se 20% e qytetarëve shqiptarë, në këto referime, besojnë pak në efektivitetin e masave kundër korrupsionit, duke e reflektuar hapur mungesën e besimit tek institucionet. Rezultati: Janë rreth 1.6 milionë të larguar në tre dekadat e demokracisë, për një popullsi që në vitin 1989 numëronte 3.2 milionë banorë (Monitor). Kjo është jo thjesht një protestë e heshtur për një qeverisje që nuk arriti të ngjallte shpresë, por edhe përgjigjja ndaj politikave të saj, të cilat nuk i favorizojnë si duhet shqiptarët.

Lexo edhe :  Mos e digjni librin, mjafton që njerzit mos lexojnë dhe ke fituar një ushtri idjotësh

Ka disa forma të racizmit shtetëror, ai i institucionalizuar: Lidhet me racizmin që është i ngulitur në institucionet dhe strukturat e shoqërisë, si në arsim, punësim, strehim dhe zbatimin e ligjit, ku ka dallime të dukshme. Pyet shqiptarin më të thjeshtë që përballet me zyrat dhe të të shpjegojë realisht arrogancën e administratës, vecc paaftësisë dhe sidomos sensin e privilegjit për njerëz të veçantë, kryesisht ata që kanë mbështetje politike.

Një tjetër, lidhet me profilizimin dhe policimin racor: Praktikat e zbatimit të ligjit synojnë dhe ndijnë grupe të caktuara dhe janë të ashpër me njerëzit e thjeshtë që nuk kanë qasje në pushtet dhe janë të pambrojtur nga grupe interesi.

Një tjetër formë e racizmit shtetëror, lidhet me pabarazinë sistemike: Ku dukshëm kemi forma të pabarazive në disiplina si arsimi, punësimi, kujdesi shëndetësor dhe strehimi.

Pyesni një shqiptar të thjeshtë për kalvarin që lidhet me kujdesin shëndetësor dhe mungesën e tij në hapësira të mëdha të vendit; problemin e strehimit dhe pagesat e frikshme që duhet të bëjë një çift i ri të ketë banesën e vet. Nuk po futemi më në teorinë e racizmit shtetëror, pasi do kërkonte shtjellë më të vështirë, por dukshëm shqiptari i thjeshtë është përballë një pushteti që nuk e respekton dhe që e ka frikë. Qenësia e qindra-mijëra dosjeve në sistemin e Drejtësisë është një paralajmërim kafkian për këdo shqiptar që do nisë të kërkojë të drejtën.

Pasojat i kemi përballë: Shqiptarët ikin me të gjithë mundësitë e tyre. Dhe, kjo lloj politike ka sjellë dhe po përcjell shumë Pabarazi sociale dhe ekonomike. Mungesa e besimit është e madhe dhe këtë e ndjen që komunitetet nuk kanë më besim në institucione dhe qeveri. Një masë do ishte që shkelja e të drejtave nga ky lloj racizmi të bënte të kishte protesta, por në Shqipëri jo vetëm nuk po ndodhin, por në atë masë që pret opozita nuk do munden. Këtu nuk është tema që të flitet për masën e handikapëve të saj sepse ende nuk ka analiza te PD dhe si zor të ketë ndonjëherë. Njerëzit e PD-së janë në realitete të tjera.

Në një rrafsh më filozofik, ky koncept është shpjeguar dhe është marrë nga filozofi frëng Fuko. Ky i fundit mendonte se me shfaqjen e modernitetit, marrëdhënia midis diskursit të racës dhe shtetit merr një formë perverse. Shteti modern shfrytëzon diskursin e racës, i cili dikur përdorej për ta kundërshtuar atë, me qëllim që të forcojë legjitimitetin dhe fuqinë e tij. “Raca bëhet diskursi i një pushteti të përqendruar, të centralizuar dhe centralizues”, citohet Fuko nga një prej leksioneve të tij “Shoqëria duhet të mbrohet”.

Por për shqiptarët, qëllimi është që shteti i tyre të mos e shikojë shoqërinë në këtë lloj forme, që po i bën ata të largohen, por ta inkurajojë atë. Është e thjeshtë të konsiderohet që institucionet duhet të konsiderohen si përgjegjëse për praktikat raciste dhe promovimin e një kulture barazie dhe përfshirjeje të shqiptarëve, kurse këta të fundit të dinë efektet e racizmit shtetëror dhe mundësinë e promovimit të empatisë dhe mirëkuptimit. (Homo Albanicus)/kb

Të fundit

Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, të ardhurat 59% më të ulta…

EDUARD ZALOSHNJA - Sipas Eurostatit, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë është 101%. Që...

Përballje titanësh në gjysmëfinalen e Botërorit, formacionet zyrtare të Real Madrid-PSG

PSG dhe Real Madrid përballen sot në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, një duel që për shumëkënd është finalja e mirëfilltë e këtij turneu...

Liverpool nuk ndalet, ofron 100 mln euro për dy yjet e Barcelonës

Liverpool është padyshim një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Pas transferimit të Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Milos Kerkez, kampioni i...

23-vjeçari në Mat gjendet i pajetë! Ka disa shenja, dyshohet për vrasje

Një 23-vjeçar i identifikuar si Renis Dobra është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit në fshatin Madhesh të Matit. I riu ishte denoncuar...

Djali i Berluskonit drejt hyrjes në politikë? Zbulohen detajet

Pier Silvio Berlusconi do të hyjë në politikë? “Ndoshta, por varet nga ai”, ishte përgjigjia e Sekretarit kombëtar të Forza Italia-s, Antonio Tajani ku...

Lajme të tjera

Web TV