Si i mori mbi 18 mijë vota?/ Sara Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një intervistë për Euronews Albania mbi përballjen e saj me sulmet gjatë fushatës.

Mile foli për impaktin e përmendjes nga kreu i PD-së Sali Berisha si një prej figurave e cila ka ‘matur’ votat e përfaësuesve të krimit dhe nga ana tjetër dhe sfidat personale gjatë rrugëtimit të saj.

Mile u ndal fillimisht te reagimet që pasuan përmendjen e emrit të saj nga kreu i opozitës, të cilën ajo e cilëson si një moment i cili i pati të dyja anët e medaljes dhe negativen dhe poztiven.

“Unë u shënjestrova që gjatë fushatës, nuk është se ndodhi pas fitores time. Kryetari i opozitës doli dhe artikuloi një gënjeshtër të madhe. Pati një efekt absolutisht te votuesit e vet, ashtu sikurse pati në fakt dhe një efekt te simpatizantët e Partisë Socialiste.” – tha Mile.

Ajo theksoi se sulmi i drejtpërdrejtë ndikoi në mënyrë të menjëhershme edhe në rritjen e profilit të saj publik.

“Unë e kam thënë njëherë këtë dhe dua t’ja ngulis edhe njëherë e mirë skeptikëve, pata një moment kulminant pikërisht atëherë kur zoti Berisha përmendi emrin tim. Pata një reagim të menjëhershëm edhe në rrjetet sociale.

Fill pas konferencës për shtyp pata një ‘boom’ ndjekësish, të cilët ndoshta do t’i kisha më vonë ose nuk do t’i kisha fare nëse nuk do të ishte artikuluar emri i tij prej meje. Një pjesë të mirë të reklamës ma ka bërë.”- vijoi Mile.

E pyetur për mënyrën se si e konceptoi dhe zhvilloi fushatën e saj, Mile tha se e zhvilloi fushatën e saj ndryshe nga kolegët e tjerë duke punuar horizontalisht, siç shprehet ajo në të gjithë qarkun.

“Ishte si një ortek, të cilin unë e ndjeva në fakt edhe gjatë fushatës. Guxova të bëja një fushatë ndryshe, kjo edhe për shkak të mundësisë që drejtuesi politik më dha, duke mos pasur një zonë të caktuar në qark. Pra, nuk më vendosi që të kisha një zonë të caktuar, por unë punova në të gjithë qarkun.”-tha Mile.

Lexo edhe :  Bilanci i dëmeve/ Zjarret shkrumbuan 740 koshere, gjedhë e krerë të imta në vend

Nga ana tjetër ajo foli dhe për mbështetësit të cilët ju bashkuan rrugës së fushatës së saj duke thënë se kishte dhe shumë nga PD.

”Iu bashkuan fushatës time sepse ndoshta gjetën te unë një njëri të vërtet. Një njëri të ri i cili ka një pasion të veçant për politikën.

Nuk pashë majtas apo djathtas. Unë trokita kudo. Madje trokita në çdo derë pa e ditur fare se cilat bindje kishin. Në fillim pata habi, po pastaj nuk ishte dhe aq habi që pata dhe simpatizant të PD-së”, shtoi Mile.

Nga ana tjetër Mile theksoi se ‘goditjet’ që mori nga kundërshtarët e saj politikë ishin të tepruara dhe shpesh të pamerituara.

“Ky atakim pa më njohur më parë ka qenë i tepërt, të paktën në mendimin tim ka qenë i tepërt, por deri diku i kuptueshëm”, – tha ajo.

Mile pranoi se ka pasur momente të vështira dhe se është ndjerë e lënduar.

“Pa diskutim që jam lënduar, po do isha gënjeshtare të thoja jo. Edhe kam pasur dhe momente ku kam thënë, çfarë dua unë këtu dhe si do dal nga gjithë kjo? Edhe siç e thashë, jam e re, jam 29 vjeç.

Nuk e kisha menduar as në ëndrrën time, as fitoren dhe as atakimin e madh negativ. Përpiqem dhe mundohem të mos e jap veten. Jam mërzitur shumë për familjarët e mi.”- përfundoi Mile./E.T

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV