Aksionet në Theth/ Meta nga qelia: Akrepi nuk do të ndalet deri sa t’ia fusë edhe vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga qelia aksionet për shembjen e objekteve në Theth.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta akuzon Kryeministrin si albanofob dhe që banorëve të Thethit u dërgon fadromat gjatë natës.

Sipas Metës, do të duhej të kishte një dialog me banorët, të shpallej një moratorium që ndalon ndërtimet e reja në Theth dhe ky proces të zhvillohej pas sezonit turistik.

Ish-Presidenti Meta e mbyll postimin duke thënë se nesër mund të jetë radha për shembje e një zone tjetër.

Postimi në Facebook i Ilir Metës:

??????, ?????????? ??? ??????????.

Cilido që ka vizituar Thethin largohet vetëm me një dëshirë, për t’u rikthyer sa më parë.

Por një albanolog i njohur, i habiti të gjithë kur vendosi të zgjidhte Thethin si vendprehjen e tij të përhershme.

Dhe tashmë prej vitit 2017, albanologu Robert Elsie prehet në Theth.

Ndërkohë që Kryealbanofobi i kohëve tona e zgjodhi Thethin për të zbazur gjithë urrejtjen e tij ndaj këtij komuniteti të mrekullueshëm duke iniciuar operacionin absurd “tokë e xanun” në një trevë ku secili është në tokën e tij prej shekujsh.

Por ky albanofob që deklaroi te “Financial Times” se Veriu i Kosovës është tokë e askujt “No man’s land” se ka për gjë t’u mohojë tokat thethjanëve dhe t’u çojë fadromat natën për të shembur investimet e tyre e duke përzënë edhe turistët në kulmin e sezonit.

Sepse e gjithë veprimtaria e tij udhëhiqet nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe si një sadist i vërtetë kënaqet kur u shkakton fatkeqësi, vuajte e lot e sidomos pasi ua “ka hedhur”me mashtrime elektorale të hapura dhe të pacipa.

Albanofobi e kishte të pamundur të shpallte një moratorium për ndalimin e ndërtimeve të reja në Theth deri në miratimin e një plani zhvillimor që ruan mjedisin edhe traditën.

Lexo edhe :  Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Albanofobi e kishte të pamundur të priste përfundim e këtij sezoni turistik e më pas të nise një dialog me komunitetin se si do të zgjidhej kjo situatë për të ardhmen me sa më pak kosto në interes të zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të zonës dhe komunitetit.

Por nuk e lejonte urrejtja dhe përbuzja që ka ndaj shqiptarëve të ndershëm dhe patriot që të sillej me përgjegjshmëri e ligjshmëri.

Ndoshta edhe është mërzitur se disa thethjanë i kishin marrë seriozisht ftesat e tij për t’u rikthyer në tokat e tyre dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për të përzënë përgjithmonë duke u rrënuar kursimet e një jete të tërë në emigracion.

Ndaj shqiptarët kudo ku janë kanë vetëm një rrugë që të jetojnë në paqe dhe siguri në vendin e tyre dhe pronat e tyre të bashkohen për të përzënë albanofobin, zaptuesin e dhunshëm të pushtetit të vjedhur nga i cili nuk mund të pritet asnjë ditë siguri dhe normalitet.

Sot e ka radhën Thethi, nesër do ta kenë të tjerë.

Akrepi nuk ndalet derisa t’ia fusë edhe vetes./e.t

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV