Prishja e ndërtimeve në Theth, Avokatja e Popullit: Nuk është ankuar askush deri tani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton ende nuk ka marrë asnjë ankim nga ana e qytetarëve në lidhje me aksionin e ndërmarrë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se institucionit që ajo drejton i nevojitet konsensusi i qytetarëve për të nisur hetime të plota mbi problematika të caktuara, ndërsa solli si shembull një rast në Shkodër, ku qytetarët nuk dhanë dakordësinë për të nisur hetimin, duke e penguar procesin.

Ajo theksoi se për të evidentuar plotësisht problematikat dhe qëndrimet e institucioneve, është i nevojshëm një hetim i thelluar dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, për të cilën tha se do të dërgohet edhe një ekip në terren.

Erinda Ballanca: “Avokati i Popullit duhet të ketë konsensusin e qytetarëve për fillimin e një hetimi. Ka pasur një problematikë të ngjashme në Shkodër, ku qytetarët nuk na dhanë konsensusin që të nisim hetimit. Duhet hetim i plotë që të evidentohen problematikat e qytetarëve dhe qëndrimet e organeve përkatëse.

Qytetarët duhet të na japin të drejtë, të na thonë po duhet të ndiqni rastin tim, së pari qytetarët duhet të bëjnë një ankesë. Ne bëjmë kryesisht hetime, por duhet që ekipi ynë përveç verifikimit paraprak të shkojë në terren, gjë që do të ndodhë”./e.t

Të fundit

Shqiptarët duhet të paguajnë 20 euro për një vizitë në BE, kërkesa e fundit nga Europa

Komisioni Europian ka propozuar së fundmi, një tarifë prej 20 € për qytetarët nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian,...

Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira

Demush Shasha  Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian është dashur të shërbejë si “plumbi i argjendtë” për zgjidhjen e sfidave të procesit të zgjerimit. Pasi...

Ose je peng ose i pafytyrë ekstrem/ Jamarbër Malltezi sulmon Dumanin dhe Gjokën

Në vijim të fushatës së ashpër të sulmeve ndaj institucioneve të drejtësisë, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka vijuar të hedhë akuza...

Hiqeshin si hetues financiarë e policë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët

Një operacion i përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj...

Brennan dhe Clapper: Ta sqarojmë të vërtetën mbi Rusinë dhe zgjedhjet e vitit 2016

Nga John O. Brennan dhe James Clapper* Gjatë muajit të fundit, Tulsi Gabbard, drejtoreshë e inteligjencës kombëtare, dhe John Ratcliffe, drejtor i Agjencisë Qendrore të...

Lajme të tjera

Web TV